LAJMI I FUNDIT:

FSK-së i shtohen edhe 251 ushtarë të rinj

FSK-së i shtohen edhe 251 ushtarë të rinj

Me ceremoni të veçantë sot u betuan dhe u certifikuan 251 ushtarët të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në fjalën e tij drejtuar rekrutëve të rinj, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ushtarëve të rinj u theksoi se ishin ëndrra më e madhe e popullit të Kosovës, kurse “sot jeni realiteti më frymëzues e më krenar që kemi”.


“Ne jemi të qëndrueshëm e të pathyeshëm si Adem Demaçi dhe jemi trima si Adem Jashari. Dy Adema na udhëheqin neve, njëri në aspektin politik, tjetri në aspektin ushtarak.  Të dy bashkë do të mbesin prijësit tanë të përjetshëm”, tha ndër të tjera ai.

Në vazhdim të fjalimit të tij, Mehaj theksoi se: “Rruga drejt suksesit është e pamundur pa aleatët tanë, pa SHBA-në dhe NATO-në, ne do të kultivojmë gjithmonë raporte të shëndosha, të ndërtuara mbi bazën e sinqeritetit dhe besimit reciprok, sepse mbi të gjitha besimi ndërton aleanca të pathyeshme. Për besimin, për besën jemi të njohur ndër shekuj si popull. Vizioni, misioni dhe amaneti ynë është anëtarësimi i Kosovës në NATO”.

Fjalimin e tij e përfundoi edhe me mesazhin e tij drejtuar familjarëve të shumtë të ushtarëve të rinj.

“Të dashur prindër, sidomos ju të dashura nëna, faleminderit që edukuat e rritet vajza dhe djem fisnikë. Për sa kohë që kultivojmë gjenerata të tilla, vendi ynë do të frymojë lirshëm.” duke përfunduar me urimin për ushtarët e rinj.

Ndërsa, Zv.Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Kolonel Mehmet Lladrovci, duke iu drejtuar ushtarëve, familjarëve dhe të pranishmëve, theksoi se 251 ushtarët e rinj kanë kaluar me sukses të plotë stërvitjen ushtarake bazë.

Më pas, ai i uroi atyre suksese në sfidat e radhës në ushtri, ndërkaq familjarët e tyre i falënderoi për përkrahjen e dhënë.

Në ceremoni u prezantuan edhe emrat e ushtarëve dhe instruktorëve më të dalluar përgjatë nëntë javëve të kursit përkatës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori