LAJMI I FUNDIT:

Juventusi kërkon sa më parë largimin e tre lojtarëve

Juventusi kërkon sa më parë largimin e tre lojtarëve

Juventus planifikon të shesë Aaron Ramsey, Adrien Rabiot dhe Arthur Melo përpara sezonit të ardhshëm pasi e la treshen jashtë turneut të tyre parasezonal në Amerikë.

Tre mesfushorët qendrorë nuk shihen si pjesë e strategjisë taktike afatgjatë të Juventusit, pas transferimit të lirë të Paul Pogbas nga Manchester United në fillim të këtij muaji.


Gjigantët italianë janë kryesisht të prirur të largojnë secilën prej pagave të tyre të majme.

Në një debutim fantastik te Juventusi - Di Maria sa nuk e pësoi keq nga gjyqtari
Lexo po ashtu Në një debutim fantastik te Juventusi - Di Maria sa nuk e pësoi keq nga gjyqtari

Të dy Ramsey dhe Rabiot po fitojnë një pagë me vlerë rreth shtatë milionë euro çdo vit, dhe Arthur besohet se e fiton atë shifër në bonuse, sipas Tuttosport.

Me një pagë më të lartë se ata si Dusan Vlahovic dhe Gleison Bremer, Ramsey luajti vetëm pesë herë para huazimit të tij me Rangers në fund të sezonit të kaluar dhe që atëherë thuhet se ka refuzuar interesimin nga Galatasaray dhe klubi i Andrea Pirlos, Fatih Karagumruk.

Ndërkohë që prej muajit maj kanë vazhduar negociatat për shkëputjen e kontratës së Ramsey.

Dybala thuhet se ka thyer rekordin e Ronaldos për më së shumti fanella të shitura brenda një dite
Lexo po ashtu Dybala thuhet se ka thyer rekordin e Ronaldos për më së shumti fanella të shitura brenda një dite

Juventusi i ka ofruar uellsianit dy milionë euro si kompensim për të përfunduar marrëveshjen, por Ramsey ka kërkuar 70 për qind të pagës së tij vjetore, gjë që ka zemëruar drejtorin gjeneral Maurizio Arrivabene.

Rabiot zhvilloi 45 paraqitje në të gjitha garat në Allianz Stadium sezonin e kaluar, ndërsa Arthur bëri 31.

Francezi postoi në Instagram se nuk po merrte pjesë në turneun parasezonal në SHBA për arsye personale, ndoshta në një komplot për të maskuar mungesën e besimit të Juventusit ndaj tij.

Juventus në bisedime të avancuara me Ramseyn për shkëputjen e kontratës
Lexo po ashtu Juventus në bisedime të avancuara me Ramseyn për shkëputjen e kontratës

Duke parë vlerën e tij të tregut midis 15 dhe 20 milionë euro, Juventus po konsideron një marrëveshje shkëmbimi me PSG-në për Rabiot dhe Leandro Paredes, ka pohuar gazeta italiane, megjithëse ende nuk janë kryer negociata zyrtare.

Me kontratën e tij që skadon verën e ardhshme, klubi italian është i prirur të largojë Rabiotin në afat të shkurtër.

Juve e nis me fitore në ndeshjet miqësore të fazës përgatitore, Di Maria, Bremer dhe Pogba debutojnë
Lexo po ashtu Juve e nis me fitore në ndeshjet miqësore të fazës përgatitore, Di Maria, Bremer dhe Pogba debutojnë

Ndërkohë, ish-playmakeri i Barcelonës, Arthur, është i prirur të largohet nga klubi pasi ka luftuar për të bërë përshtypje në Serie A.

Braziliani ka shënuar vetëm një gol dhe një asistim në 63 paraqitje që nga mbërritja në Torino. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Premier League
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Kalo në kategori