LAJMI I FUNDIT:

Mësuesi që punon si vrojtues plazhi shpëton jetë prej 6 vitesh

Mësuesi që punon si vrojtues plazhi shpëton jetë prej 6 vitesh

Është mësues historie në profesionin e tij të parë, por gjatë muajve të verës punon si vrojtues plazhi.

Për 6 vite Luçjano Marku na tregon se ka shpëtuar dhjetëra jetë njerëzish, që rrezikonin mbytjen.

“Fillimet e mija si vrojtues plazhi ka qenë dëshira dhe pasioni mbi detin dhe mbi këtë profesion të ri. Për gjashtë vite si vrojtues plazhi kemi rreth 40 raste që kemi ndërhyrje të drejtpërdrejta për të shpëtuat jetë në ujë, kemi pasur nga rastet më të thjeshta deri në të ndërlikuara që jemi detyruar të japim reanimimin radiopulmonar”, u shpreh ai.


Të shpëtosh njerëzit në det për Luçjanon është ndër kënaqësitë më të mëdha të jetës.

Për shkak të vështirësisë, sidomos kur deti është i trazuar, 30-vjeçari ka rrezikuar edhe jetën.

“Të shpëtosh jetë njerëzish është diçka e veçantë, por edhe e vështirë sepse deti është i rrezikshëm. Në vitin 2018 diku në thellësi të madhe dy motra u rrëzuan nga varka dhe u desh të ndërhyja, ishte totalisht e pamundur që të transportoje dy veta, por arrita ti sillja dhe dola me gjendje të rënduar shëndetësore. Vajzat të dyja jetojnë sot. Vetë pata ca probleme shëndetësore, ishte shumë e lodhshme”, tregoi Luçjano.

Një vrojtues plazhi qëndron në kabinë nga ora 9 deri në orën 5 pasdite. Në bregdetet me vrojtues plazhi ka të vendosura edhe sinjalistika që tregojnë se deri ku lejohet të notohet. Në çdo 80 metër vijë lineare duhet të ketë një vrojtues plazhi.

Paga e një vrojtuesi arrin deri në 1 milion lekë në muaj. Në gjithë vendin ka 1200 vrojtues plazhi. Numër ky i pamjaftueshëm për të siguruar jetën e pushuesve nga veriu në jug. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori