LAJMI I FUNDIT:

Raporti i “Europa Nostra”, reagon kryetari i Deçanit: I pabazuar dhe nuk përket me realitetin 

Raporti i “Europa Nostra”, reagon kryetari i Deçanit: I pabazuar dhe nuk përket me realitetin 
Foto: Arkiv

Raporti i organizatës “Europa Nostra” ku e ka konsideruar të rrezikuar Manastirin e Deçanit është kthyer sërish në temë diskutimi dhe ka ngjallur reagimin e institucioneve vendore.

Ministrat Liburn Aliu e Hajrulla Çeku në një takim që kishin pasur me përfaqësuesit e kësaj organizate kishin kërkuar që “Europa Nostra” t’i kërkojë falje Kosovës për konstatimin e bërë.


E lidhur me konstatimin e “Europa Nostra” se Manastiri i Deçanit është një nga 7 monumente të rrezikuara ka reaguar sot edhe kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

“Vlerësojmë se raporti i publikuar më datë 13.07.2022, nga ‘EuropaNostra’ është i pabazuar dhe nuk përket me realitetin e përditshëm i cili ndodh në komunën e Deçanit”, thuhet në reagimin e Ramosajt.

Ministri Aliu: Europa Nostra dëmtoi imazhin e Kosovës
Lexo po ashtu Ministri Aliu: Europa Nostra dëmtoi imazhin e Kosovës

“E themi me bindje që ‘EuropaNostra’ nuk i është referuar në asnjë moment raporteve zyrtare të nxjerra nga mekanizmat relevante të sigurisë, përfshirë KFOR-in si përgjegjës i drejtpërdrejtë në këtë zonë, i cili i është prezantuar delegacionit të ‘EuropaNostra’ gjatë takimit në komunën e Deçanit!

Vlerësojmë se, ‘EuropaNostra’ është dashur që t’i trajtoj me më kompetencë dhe profesionalizëm aspektin e sigurisë juridike duke iu referuar organizatave ndërkombëtare që në mandatin e tyre e kanë monitorimin për zbatimin e ligjshmërisë siç është OSCE, BE, KZM-ja si trupë monitoruese dhe dokumenteve relevante të cilat i posedon komuna e Deçanit”, thuhet më tej në reagimin e kryetarit të Deçanit.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj

Ai ka shprehur indinjatën kundrejt pretendimit të organizatës që Manastiri i Deçanit të shpallet ndër 7 objektet më të rrezikuara, pa i vlerësuar faktet konkrete të cilat kanë relevancë për çështjen në fjalë, dhe të cilat u janë ofruar delegacionit tuaj gjatë takimit në komunën e Deçanit.

“E themi me përgjegjësinë më të lartë që objektivat dhe qëllimet e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të komunës së Deçanit janë paqësore, objektiva të zhvillimit ekonomik dhe bashkëjetesës së harmonizuar, duke respektuar, mbrojtur e njohur vlerat e kujtdo qofshin në këtë shtet e në veçanti të Manastirit në fjalë”, tha ai.

Ndryshe, organizata “Europa Nostra” kishte theksuar se Manastiri i Deçanit është një nga 7 monumente të rrezikuara. Po ashtu theksohej se Manastiri rrezikohet nga elementët ekstremistë që lidhet me radikalizmin fetarë që përmendet organizata ISIS. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori