LAJMI I FUNDIT:

Putini hap televizionin e tij propagandues në Serbi, derisa e tërë BE-ja e ka ndaluar transmetimin e “Russia Today”

Putini hap televizionin e tij propagandues në Serbi, derisa e tërë BE-ja e ka ndaluar transmetimin e “Russia Today”

Televizioni rus “Russia Today” që konsiderohet si “zëdhënësi” i Kremlinit dhe mbështet fuqishëm politikat e presidentit rus Vladimir Putin, do të hap zyrën e saj në Serbi, merr vesh nova.rs.

Fjala është për televizionin që vendet e Bashkimit Evropian e kanë ndaluar transmetimin për shkak të nxitjes dhe mbështetjes së agresionit rus në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Se po bëhet gati hapja e këtij kanali televiziv në Serbi, e ka konfirmuar Lubinka Milinçiq, kryeredaktorja e Sputnik Serbia.


“Po, është e vërtetë. Nuk do të fillojë tani punën në Serbi, por po përgatitet hapja”, shtoi ajo.

E siç merr vesh nova.rs, në krye të këtij televizioni të Kremlinit do të jetë e bija e Milinçiqit, informacion ky të cilin vet ajo nuk e pohoi e as mohoi.

Ndryshe, Këshilli i BE-së qysh në mars vendoi të ndalë distribuimin e mediave shtetërore ruse siç janë “Russia Today” dhe “Sputnik” për tërë territorin e BE-së.

Siç është bërë e ditur nga Këshilli i BE-së, sanksionet nënkuptojnë ndaljen e distribuimit, si në kabllor, satelitor, platformat IPTV, ueb-faqe e aplikacione.

Në Bruksel kanë vlerësuar se këto dy televizione janë instrument i rëndësishëm për nxitjen dhe mbështetjen e agresionit rus kundër ukrainasve, dhe se paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë për rendin dhe sigurinë publike në BE. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali

Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali

Evropa
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar

Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar

Botë
Zelensky tregon se kur Putini do të fillojë të kërkojë paqe

Zelensky tregon se kur Putini do të fillojë të kërkojë paqe

Botë
Disidenti rus i liruar Kara-Murza tregon për “telefonatën nga Shtëpia e Bardhë” – mendon se vdekja do të ishte

Disidenti rus i liruar Kara-Murza tregon për “telefonatën nga Shtëpia e Bardhë” – mendon se vdekja do të ishte "një dënim shumë i butë për Putinin"

Botë
Automjeti hipersonik amerikan 'shpon' qiellin e Norvegjisë me shpejtësi shtatë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Automjeti hipersonik amerikan 'shpon' qiellin e Norvegjisë me shpejtësi shtatë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Botë
Drejtori i CIA-s thotë se ekzistonte rreziku real i përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia në fillim të luftës në Ukrainë

Drejtori i CIA-s thotë se ekzistonte rreziku real i përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia në fillim të luftës në Ukrainë

Amerika
Kalo në kategori