LAJMI I FUNDIT:

Dalin detajet e kontratës së De Ligt te Bayerni: Holandezi ndër më të paguarit në Evropë

Dalin detajet e kontratës së De Ligt te Bayerni: Holandezi ndër më të paguarit në Evropë

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic do të udhëtojë drejt Torinos për të finalizuar operacionin Matthijs De Ligt.

Numri dy i klubit kampion të Gjermanisë nuk dëshiron të humbasë kohë për të mbyllur marrëveshjen me bardhezinjtë për shtatlartin holandez që ka nisur fazën përgatitore me Juventusin por e ka bërë të qartë dëshirën për t’u larguar nga Piemonte.

“Bild” zbulon detaje nga puna e bërë prapa kuintave gjatë ditëve të fundit pasi Bayernin e ka ndihmuar shumë edhe lojtari që e ka vendosur në krye të listës së preferencave.


Mbrojtësit i është ofruar një kontratë 5-vjeçare me 18 milionë në vit dhe mbetet për t’u konturuar edhe marrëveshja mes klubeve për vlerën e kartonit.

Juventus kërkon shumën e klauzolës 120 milionë ndërsa Bayern ofron 75 menjëherë dhe 15 të tjera në formë bonusesh lehtësisht të arritshme.

Të dy klubet janë në mes të rrugës por mund të afrohen në qëndrime prandaj vizita e Salihamidzic në Torino mund të rezultojë vendimtare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Super Topi i Artë i pakapshëm: Një nder i veçantë i fituar nga vetëm një legjendë e futbollit

Super Topi i Artë i pakapshëm: Një nder i veçantë i fituar nga vetëm një legjendë e futbollit

Ndërkombëtare
U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

La Liga

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
France Football prodhon gabime të mëdha në publikimin e të nominuarëve për Topin e Artë

France Football prodhon gabime të mëdha në publikimin e të nominuarëve për Topin e Artë

Bundesliga
Pas kryebashkiakut të Madridit, edhe qeveria e Spanjës i reagon Vinicius Juniorit për komentet rreth racizmit

Pas kryebashkiakut të Madridit, edhe qeveria e Spanjës i reagon Vinicius Juniorit për komentet rreth racizmit

La Liga
Toni Kroos ‘vjedh’ gjithë vëmendjen me kërkesën gazmore për lojtarët e Real Madridit për Topin e Artë

Toni Kroos ‘vjedh’ gjithë vëmendjen me kërkesën gazmore për lojtarët e Real Madridit për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori