Qytetarët ende mund të blejnë barna pa recetë të mjekut nëpër barnatore anë e kënd vendit. Kjo pranohet edhe nga Oda e Farmacistëve të Kosovës si dhe Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, të cilët e vlerësojnë gjendjen si shqetësuese. Sipas tyre, në farmaci mund të blihet edhe ilaçe antidepresive pa përshkrimin e mjekut.
Zëvendëskryetarja e Odës së Farmacistëve të Kosovës, Dardana Mehaj, deklaroi se ende qëndron si problematikë ofrimi i ilaçeve pa përshkrim të mjekut.
“Po ka shumë lloje të barnave që vijnë vetë qytetarët në barnatore, pa rekomandim të mjekut fillimisht. Mirëpo, farmacisti është ai i cili duhet të shpjegojë se cili bar merret pa recetë dhe cili jo dhe çka duhet me iu dhënë. Mundet të vetëmjekohet pacienti, sepse ka raste kur ka ndonjë ftohje e lehtë, apo ndonjë simptomë e lodhjes, ndërrimi i stinëve. Merren edhe terapi që nuk kanë nevojë për përshkrim të mjekut. Mirëpo, ka raste kur barnat duhet patjetër të përshkruhen me recetë dhe farmacisti ato që janë të ndaluara me ligj nuk duhet t’i japë”, ka thënë Mehaj.
Mehaj pranoi se në vazhdimësi ka qytetarë të cilët kërkojnë medikamente kundër dhimbjeve pa recetë të mjekut.
Sipas saj, duhet të kuptohet ilaçi pa rekomandim të mjekut mund të jetë i dëmshëm për përdoruesin.
“Çdo ilaç që abuzohet më të, merret pa rekomandim të mjekut, mund të pësojnë efekte anësore. Në secilin bari përshkruhet në udhëzimin që e kanë brenda, përshkruhen edhe efektet anësore të atij bari. Po ashtu detyrë e farmacistit është t’ia përshkruajë pacientit”, theksoi Mehaj.
Edhe përdorimi i antibiotikëve nuk mund të bëhet pa rekomandimin e mjekut, pasi paraprakisht kërkohet një analizë fillestare, për shkak të efekteve anësore që mund të shkaktojnë.
Ndërsa antidepresivët janë një nga llojet e barnave, të cilët kërkohen më së shpeshti në farmaci, e që janë të ndaluara të shiten pa recetën e mjekut.
“Barna psikotrope nuk jepen assesi pa recetën ose barnat që i quajnë me recetën e kuqe apo pullë të kuqe… Mandej antidepresivët nuk merren pa recetë. Ka edhe shumë barna të tjera që nuk duhen assesi të shpërndahen nëpër barnatore pa recetë”, vijoi Mehaj.
Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, Besim Kodra ka thënë se shitja e medikamenteve pa recetë është shqetësuese dhe dëmton shëndetin e pacientëve, gjersa shtoi që inspektorati farmaceutik nuk po e mbikëqyrë punën nëpër barnatore.
“Padyshim është shqetësues, sepse përdorimi i barnave është i madh. Edhe ato që i shkruajnë stafi shëndetësor, përshkruhen shumë barna dhe në anën tjetër pacientët janë të lirë të shkojnë të marrin pothuajse çdo lloj barnash në barnatore pa asnjë problem. Edhe pse kjo me ligj është e ndaluar për disa barna, që nuk mund të shiten pa recetë. Megjithatë këtu shkelet në të dyja anët. Dhe inspektorati farmaceutik nuk është ai i cili po e mbikëqyrë punën e barnatoreve, të cilët po u shesin pacientëve barna edhe pa recetë. Duhet të ketë një inspektim më të madh dhe duhet të ndalet shitja e barnave pa reçetë, sepse kjo e dëmton shëndetin e pacientëve në masë të madhe”, u shpreh Kodra.
Edhe Mehaj mendon se farmacistët nuk janë të vetmit që duhen fajësuar në këtë rast.
“Ekziston udhëzimi administrativ për receta, por fatkeqësisht nuk implemetohet. Në këtë rast duhet organet kompetente, Ministria e Shëndetësisë, AKPM-ja, Inspektorati farmaceutikë të merren me miratimin e këtij udhëzimi dhe jo gjithmonë të gjendet faji tek barnatoret”, ka shtuar ajo.
Periudha e fillimit të pandemisë dhe ajo çfarë pasoi më pas llogariten si koha e abuzimit më të madh me barna./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker