LAJMI I FUNDIT:

Mike Tyson hap zemrën: Tre vitet më të mira të jetës sime i kam kaluar në burg

Mike Tyson hap zemrën: Tre vitet më të mira të jetës sime i kam kaluar në burg

Mike Tyson është një nga figurat më të mëdha të sportit në histori, kur ishte në kulmin e tij kishte atë që donte, asgjë nuk iu mohua, ai ishte mbreti i botës.

“Iron Mike” ishte i frikshëm, grushtet e tij ishin shkatërruese, njerëzit paguanin mijëra dollarë për ta parë atë të shkatërronte kundërshtarët e tij në 30 sekonda, ishte një spektakël i jashtëzakonshëm.


Me famën erdhën paratë, femrat, veset dhe miqtë e rremë. Ai gjithashtu besonte se ishte i gjithëfuqishëm, më në fund ai kishte botën në këmbët e tij.

Në vitin 1992 ai shkoi në burg kur u akuzua për përdhunim nga Desiree Washington, një konkurrente për Miss Black America. Tyson mohoi akuzat, edhe pse ai u burgos në Qendrën Rinore të Indianës.

Dënimi i tij ishte 10 vjet, 6 burg efektiv dhe 4 me kusht, por për shkak të sjelljes së tij të mirë ai qëndroi në burg vetëm për 3 vjet. Ai u lirua në vitin 1995.

Rrëfimi i Mike Tyson për jetën në burg: Lash një punonjëse shtatzënë, të gjithë më jepnin çfarë dëshiroja
Lexo po ashtu Rrëfimi i Mike Tyson për jetën në burg: Lash një punonjëse shtatzënë, të gjithë më jepnin çfarë dëshiroja

Në burg vitet më të mira të jetës së tij

Tyson ishte në krye të karrierës së tij përpara se të hynte në burg, dhe për atë që shumë do të mendonin se mund të ishin tre vite të vështira për boksierin, ai me sa duket kaloi një kohë më të mirë sesa pritej.

Amerikani dha një intervistë për “The Pivot Podcast”. Në intervistë, Tyson duket i relaksuar, pi cigare marihuanë dhe ish-kampioni duket i qetë dhe ka folur për një temë të ndjeshme siç është qëndrimi në burg.

Ngritja e një legjende: Meçi i parë i Tyson si 13 vjeçar kur u desh të gënjenin se është 18 vjeç
Lexo po ashtu Ngritja e një legjende: Meçi i parë i Tyson si 13 vjeçar kur u desh të gënjenin se është 18 vjeç

“Tre vitet më të mira të jetës sime i kam kaluar në burg. Unë kisha paqe. Ato para nuk do të thonë asgjë nëse nuk keni paqen tuaj, stabilitetin dhe ekuilibrin tuaj. Ju keni nevojë për mendjen tuaj për të diktuar çdo pjesë të jetës”, ka thënë fillimisht Tyson.

“Kam pasur ushqim të mirë, të gjithë kanë qenë të mirë me mua, më kanë trajtuar mirë”.

“Vrapoja nëpër oborr 8 ose 9 milje dhe mbrëmjeve kërceja për katër orë, në qeli. Të gjithë më trajtonin mirë në burg, kishin frikë nga unë, por unë kam qenë gjithmonë njeri i mirë”.

Përmes një votimi – tifozët rendisin boksierët më të mirë të të gjitha kohërave
Lexo po ashtu Përmes një votimi – tifozët rendisin boksierët më të mirë të të gjitha kohërave

Tyson u dërgoi një mesazh fansave të tij

“Dua që njerëzit të dinë se jeta është gatishmëria për të vdekur. Unë besoj se sapo të vdesësh, fillon të jetosh”.

“Nuk kemi më shumë se vetëm ne atje. Duhet të vrasësh egon tënde për të vlerësuar vërtetë jetën. Egoja është e mirë, por nuk është një jetë. Përdore atë për futboll dhe boks ose çfarëdo tjetër, por jetoni një jetë pa të”, përfundoi ish-boksieri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori