Nga: Jorge Luis Borges
Përktheu: Feride Papleka
Shën Agustini: Çfarë është koha? Kur nuk më pyet kush, e di, por kur vjen fjala për ta shpjeguar, nuk e di.
Ka dy teori për kohën. Më duket se teoria e parë, e cila përkon me atë mendojnë të gjithë, e konsideron kohën si një lumë. Një lumë që rrjedh qysh nga fillimi i kohëve, nga fillimi i parrokshëm nga mendja i kohës dhe që ka mbërritur deri te ne. Pastaj, kemi teorinë tjetër, atë të metafizikanit anglez James Bradley. Ky i fundit thotë se ndodh e kundërta, se koha rrjedh nga ardhmëria drejt së tashmes. Se çasti kur e ardhmja bëhet e kaluar, është çasti që e quajmë e tanishme.
Nëse e përfytyrojmë veten, nëse çdokush prej jush përfytyrohet në një dhomë të errët, bota e dukshme do të zhdukej, ajo do të zhdukej edhe nga trupi ynë. Sa herë do të humbnim ne vetëdijen për trupin tonë!… Për shembull, unë, tani vetëm në çastin që prek me dorë tryezën jam i vetëdijshëm për dorën dhe tryezën. Diçka ndodh, por farë? Mbase janë perceptimet? Mbase është fjala për ndjesi, ose thjesht për kujtime dhe imagjinatë? Gjithsesi diçka ndodh. (…)koha është një problem themelor. Dua ta them se ne nuk mund ta abstragojmë kohën. Vetëdija jonë për kalon në mënyrë të pandërprerë nga një gjendje në tjetrën dhe kjo është koha, vazhdimësia. Më duket se Henri Bergson ka thënë se koha është problemi qendror i metafizikës. Po të ishte zgjidhur ky problem, gjithë të tjerët do të ishin zgjidhur. Ta themi midis nesh, nuk ka ndonjë rrezik që ky problem të zgjidhet, domethënë, ne përherë do të mbetemi në ankth. Mund të thoshim si Shën Augustini: “Çfarë është koha? Kur nuk më pyet kush, e di, por kur vjen fjala për ta shpjeguar, nuk e di”.
Çfarë është përjetësia? Ajo nuk është shuma e të djeshmëve tona, por të djeshmet e të gjitha qenieve të vetëdijshme. Tërë e shkuara, ajo e shkuar që nuk dihet se kur ka filluar. Pastaj tërë e tashmja. Ai çast i tashëm që përfshinë tërë qytetet, botët, hapësirën mes planetëve. E më pas e ardhmja që nuk është përmbushur ende, por gjithsesi ekziston. Teologët mendojnë që përjetësia është një çast në të cilin përmblidhen mrekullisht këto kohë të ndryshme. Mund të përmendim fjalën e Platonit që e ndjeu thellësisht problemin e kohës. Ai thotë: “Ka tri kohë, të tria janë e tashme. Njëra është e tashmja aktuale, momenti kur unë flas, domethënë momenti kur unë kam folur, sepse ky moment tashmë i përket të shkuarës. Pastaj është një tjetër e tashme, e tashmja e së shkarës që e quajnë kujtesë. E treta është e tashmja e së ardhmes e që në njëfarë mënyre është ajo gjë që mendoj, shpresa ose frika jonë”.
Le të marrim çastin e tanishëm. Çfarë është çasti i tanishëm? Ai është momenti që përmban pakëz të kaluar dhe pakëz ardhmëri. E tanishmja në vetvete nuk ekziston, ajo nuk një e dhënë e menjëherëshme e vetëdijes sonë. Pra, ne e kemi këtë të tashme dhe e shohim se shkallë-shkallë ajo është duke u bërëe kaluar, duke u bërë ardhmëri.
Ideja e së ardhmes do të vërtetonte idenë e hershme të Platonit, se koha është imazhi në lëvizje i asja që është e përjetshme. Nëse koha është imazhi i asaj që është e përjetshme, e ardhmja do të ishte, pra, lëvizja e shpirtit drejt së ardhmes. E ardhmja, nga ana e vet, do të ishte, kthim i asaj që është e përjetshme. Jeta jonë do të ishte, kështu, një agonie pandërprerë. Kur Shën Pali thotë: Unë vdes çdo ditë, ky nuk është imazhi patetik. Ne vdesim dhe lindim pareshtur. Ja përse problemi i kohës na prek më shumë se problemet e tjera metafizike. Sepse problemet tjera metafizike janë abstrakte, problemi i kohës është problemi ynë. Kush jam unë? Cilët jemi ne? Mbase një ditë do ta mësojmë. Mbase edhe jo. Por, ndërkohë, siç e thotë Shën Augustini, shpirti im digjet, sepse dua ta di.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje