Mjekët dolën me rezultate interesante – gjithçka është ndryshe gjatë natës!
Ereksioni në mëngjes është dukuri mjaft e shpeshtë dhe hulumtimi i fundit ka zbuluar se meshkujt te të cilët ereksioni është i rregullt, jetojnë shumë më gjatë.
Ata me këtë dukuri pothuajse të përditshme kanë më pak gjasa të jenë në rrezik për sëmundje të zemrës ose goditje në tru.
Gjatë analizës, ekspertët në Belgjikë intervistuan pothuajse 1.800 burra, transmeton Telegrafi.
Të gjithë u pyetën se sa shpesh eksitohen, kurse djemtë që kishin një ereksion shumë të shpeshtë në mëngjes kishin rreth 22 për qind më pak gjasa të vdisnin, ndryshe nga ata për të cilët ky fenomen nuk ishte aq i shpeshtë.
Gjithashtu, shkencëtarët besojnë se eksitimi gjatë natës është shenjë e qarkullimit të mirë të gjakut, si dhe se zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kërcënuese për jetën.
Disfunksioni erektil dhe ereksioni i dobët në mëngjes janë të lidhur me rritjen e vdekshmërisë”, ka thënë studiuesi kryesor dr. Lin Antonio.
Studimet tregojnë se meshkujt mund të kenë deri në pesë ereksione gjatë gjumit të natës. Eksitimi herët në mëngjes mund të jetë gjithashtu rezultat i rritjes së nivelit të testosteronit. Ndërsa meshkujt rriten, eksitimi gjatë natës është më i vogël, e gjitha për shkak të ndryshimeve hormonale. Një rënie e papritur mund të tregojë probleme shëndetësore.
“Humbja e ereksionit në mëngjes është një shenjë se arteriet tuaja nuk funksionojnë siç duhet. Kjo do të thotë se jeni në rrezik të konsiderueshëm të sulmit në zemër ose goditje në tru brenda tre deri në pesë vjet. Kjo vlen edhe për burrat e pamartuar, jo vetëm për ata që kanë një partner. “tha Dr. Gag Hackett. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak