LAJMI I FUNDIT:

Rasti “Veteranët”, Çeku: Një gjyqtar serb e mori vendimin për kthimin e rastit në rigjykim

Rasti “Veteranët”, Çeku: Një gjyqtar serb e mori vendimin për kthimin e rastit në rigjykim
Foto: Arkiv

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranit të UÇK-së, Agim Çeku, ka hedhur akuza të rënda ndaj Gjykatës së Apelit, pas vendimit për ta kthyer Rastin “Veteranët” në rigjykim.

Çeku ka thënë se një gjyqtar serb e ktheu rastin në rigjykim, pasi gjyqtarët shqiptarë vlerësuan se vendimi i Themelores së Prishtinës për t’i liruar 12 të akuzuarit nga akuza ishte i drejtë. Mirëpo, kështu nuk vlerësojnë edhe njohësit e sistemit të drejtësisë.

Agim Çeku bashkë me 11 të akuzuarit e tjerë për procesin e njohjes së statusit të veteranit të luftës do të dalin edhe një herë tjetër para drejtësisë.


Ata do të përballen prapë me pretendimet e Prokurorisë, pasi Gjykata e Apelit, në mars e ktheu rastin në rigjykim.

Kështu, Apeli anuloi vendimin e Themelores së Prishtinës, e cila i liroi nga akuza 12-të akuzuarit.

Prej kur rasti është kthyer në rigjykim, me vendimin nuk janë pajtuar të akuzuarit.

Madje, Agim Çeku, kryetar i Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranit të UÇK-së, në një intervistë në RTK hodhi akuza të rënda mbi përbërjen e panelit të Apelit në rastin e tyre.

“E di saktë, ma kanë thënë njerëzit. Në Apel është vonu më shumë se 1 vit e gjysmë me u marrë vendimi. Sepse të gjithë Gjykatësit e kanë pa se nuk ka elemente dhe duhet të konfirmohet. Mirëpo, urdhër ka qenë të dënohen ose të kthehet në rigjykim. Edhe asnjë gjykatës shqiptar nuk ka dashur ta marrë rastin. Edhe e kanë gjet një Gjykatës të Apelit të komunitetit serb, me një të kaluar si e ka pas si punëtor e shërbëtor i atij pushteti dhe ai ka marrë vendim me na kthy”, ka thënë Çeku.

Me pretendimet e Çekut, pajtohet edhe i akuzuari tjetër, kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari.

“Shqetësimi është sepse është politike, kur e keni parasysh se kryetari i trupit gjykues në këtë lëndë ka qenë një serb dhe mendoj se ndoshta do të jenë këta të fundit që kanë mbetë nga ish-Jugosllavia që sot më vjen keq që punojnë në këto Gjykata siç është rasti i këtij serbit… Ky vetëm e ka kry një urdhër që unë mendoj se domosdoshmërisht i ka ardhur nga Serbia”, është shprehur Jashari.

Çeku: Qeveria gaboi që la veteranët jashtë pagës minimale
Lexo po ashtu Çeku: Qeveria gaboi që la veteranët jashtë pagës minimale

Mirëpo, vendimin për Çekun dhe të tjerët nuk e ka marrë vetëm kryetari i kolegjit, Tomisllav Petroviq.

Sikur Petroviq, edhe dy gjyqtarët shqiptar Burim Ademi dhe Bashkim Hyseni janë pajtuar që rasti të kthehet në rigjykim. Gjykata e Apelit nuk i ka komentuar pretendimet gjatë ditës.

“Mund të ketë qenë rastësi caktimi i një gjyqtari serb në gjykimin e kësaj çështje. Mirëpo, një gjë e tillë siç e ka përshkruar zotëri Çeku nuk mund të qëndroj për shkak se vendimi merret me shumicën e votave të gjyqtarëve dhe në këtë rast kemi pasur dy gjyqtar që kanë qenë shqiptar dhe njëri nga ta ka qenë serb”, shtoi juristi Kastriot Berisha.

Si dëshmi, Apeli i ka kërkuar Themelores së Prishtinës që t’i trajtojë rreth 19 mijë e 500 aplikacione për të cilat ka dyshime.

E në aktakuzën e Prokurorisë, zbulohen edhe disa prej bisedave të cilat i zhvilluan Çeku dhe anëtarët e tjerë të komisionit qeveritar.

Në audio incizimet, që janë si prova të Prokurorisë, ata pranojnë se ka pasur fryrje të listave dhe mënyrën si ta arsyetojnë këtë.

“Nëse na bëhet pyetje ku i ka pasur zona e Dukagjinit 15 mijë ushtarë, ne si komision i themi se UÇK-ja nuk i ka pasur të gjithë këta ushtarë të rreshtuar në një ditë, por 45 mijë ushtarë kanë qenë pjesë e UÇK-së dhe se fluksi më i madh i hyrje daljeve ka qenë në zonën e Dukagjinit dhe Pashtrikut në kufi me Shqipërinë dhe kjo mund të arsyetohet edhe në këtë frymë si unë dhe gjithë ju, kurse në zonat tjera nuk mendoj se ka pasur shumë fryrje, andaj mendoj se numrat e përcjellin një dinamikë të luftës dhe duhet bashkërisht t’i mbrojmë”, citohet të kenë thënë anëtarët e komisionit. /Portali D/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori