LAJMI I FUNDIT:

Moska kërcënon gazetarët amerikanë me ‘masa të forta’

Moska kërcënon gazetarët amerikanë me ‘masa të forta’

Moska ka kërcënuar se do të heqë akreditimet e gazetarëve amerikanë në Rusi “si përgjigje të trajtimit të gazetarëve rusë në Shtetet e Bashkuara”.

“Nëse nuk normalizojnë punën e mediave ruse në territorin amerikan, do të ketë masa të forta si pasojë”, citohet të ketë thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, pasi kishte ftuar përfaqësuesit e mediave amerikane në ministri.


Në takimin e së hënës, Zakharova paralajmëroi se gazetarët amerikanë “do të duhet të largohen” nga Rusia nëse trajtimi i kolegëve të tyre rusë nuk përmirësohet, sipas Reuters, përcjell Telegrafi.

Ajo thuhet se kërcënoi gjithashtu me pengesa për vizat, akreditimin e mediave dhe llogaritë bankare për reporterët amerikanë, ndërsa ankohej për “keqtrajtime” të pretenduara nga agjencitë e inteligjencës amerikane të gazetarëve rusë në shtete.

Media shtetërore ruse raportoi se përfaqësues nga The Wall Street Journal, CNN, Associated Press, NPR dhe transmetuesi në gjuhën arabe me bazë në SHBA, Alhurra, kishin marrë pjesë në takimin me Zakharova. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori