LAJMI I FUNDIT:

Burim Ramadani i AKI-së raporton në Komisionin e Kuvendit të Kosovës

Burim Ramadani i AKI-së raporton në Komisionin e Kuvendit të Kosovës

Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, sot ka nisur raportimin e tij në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Siç raporton Telegrafi, raportimi i tij është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave.

Ndërkaq, nuk është bërë e ditur nëse do të ketë ose jo konferencë për media pas raportimit.


Specialja e fton për të dëshmuar inspektorin e AKI-së, Burim Ramadani - kërkon nga ai të ofrojë detaje për periudhën e luftës
Lexo po ashtu Specialja e fton për të dëshmuar inspektorin e AKI-së, Burim Ramadani - kërkon nga ai të ofrojë detaje për periudhën e luftës

Ndryshe, inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani ditë më parë është ftuar nga Gjykata Speciale që të dëshmojë në cilësinë e dëshmitarit. Kjo u bë e ditur nga AKI përmes një njoftimi për media. /Telegrafi/

Burim Ramadani, inspektor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI)
Burim Ramadani, inspektor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI)