LAJMI I FUNDIT:

Portrete të shpresës: Lufta për t’i mbrojtur vajzat nga konflikti

Portrete të shpresës: Lufta për t’i mbrojtur vajzat nga konflikti

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC), në partneritet me galerinë “Gagosian”, ka realizuar ekspozitën e quajtur “Portretet e vajzave në konflikt”. Ekspozita, donatorët dhe Qeveria britanike synojnë të mbledhin fonde për një program që merret me kequshqyerjen në Nigeri. Ditorja “Guardian” ka bërë përzgjedhje të disa fotove nga ekspozita, të cilat Telegrafi i përcjell si më poshtë.

Shoqet, nga e majta në të djathtë: Asha Shoaib Hassa, Hibo Saeed, Ampiya Mustafa, Shamsa Mohammed dhe Nurta Issa janë nga Somalia, por jetojnë si refugjate në kampin Helovin në Etiopi. Ampiya, 15 vjeçe, ka qenë pjesë e programit “Girl Shine” të IRC-së, ku mësoi për të drejtat e vajzave. Më shumë se 200 mijë somalezë jetojnë në pesë kampe të Etiopisl, ndërsa vetëm në Helovin aktualisht jetojnë 40 mijë vetë. Ampiya thotë: “Është e rëndësishme që gratë të jenë lidere në mënyrë që të mund të marrin pjesë në të gjitha aktivitetet në komunitet dhe të kuptojnë se çfarë gjërash po ndodhin”. Fotografia: Martha Tadesse/IRC


Sarra dhe motra e saj është dashur të lëvizin katër herë që nga fillimi i luftës në Siri dhe tani jetojnë në një kamp për njerëzit e zhvendosur. Nëna e tyre, Najwan, ëndërron t’i rrisë fëmijët në fshatin e tyre të lindjes: “Jetonim në shtëpinë tonë, sigurt dhe rehatshëm, duke i shijuar shërbimet si uji i rrjedhshëm dhe energjia elektrike. Kishim cilësi të mirë jetese. Nuk ka krahasim mes shtëpisë dhe çadrës.’Fotografia: Anas Alkharboutli/IRC

Në Nigeri, Fatima Shuaibu, tetë vjeçe, i tregon nënës së saj, Habiba, se çfarë ka mësuar të vizatojë në klasë. Fatima jeton me nënën, vëllezërit e motrat e saj në Damaturu të shtetit Jobe. Kur të rritet, dëshiron të bëhet mjeke. Fotografia: Etinosa Yvonne/IRC

Në Afganistan, Mosina viziton një klinikë shëndetësore të mbështetur nga IRC-ja, kontrollin e Seemas gjashtëmuajshe. Mosina ka tetë fëmijë dhe jeton në varfëri ekstreme. E ka sjellë në jetë Seeman, në këtë klinikë, dhe është e kënaqur me cilësinë dhe kujdesin që ka marrë nga mamia dhe nga mjekët. E humbi fëmijën e saj të fundit gjatë lindjes në një klinikë tjetër, shkaku i mamive, siç thotë ajo. Ajo dhe burri i saj ishin shumë të shqetësuar se si do të shkonte lindja e Seemas në nëntor 2021. Fotografia: Kellie Ryan/IRC

Wahide, nëntë vjeç, në programin “Save Healing and Learning Space” në Kala-i-Nau në Afganistan. Çdo klasë ka rreth 30 nxënës, të cilët për 10 muaj takohen gjashtë ditë në javë. Fotografia: Stefanie Glinski/IRC

Një vajzë ukrainase në pikën e kalimit kufitar Medika në Poloni, më 5 mars 2022. Meqenëse burrat e moshës 18 deri në 55 vjeçare nuk mund të largohen nga vendi, shumica e atyre që ikin janë të moshuar, gra dhe vajza. Shumë prej tyre nuk patën kohë t’i mbledhin dokumentet e identitetit dhe si rrjedhojë janë në rrezik më të madh të dhunës seksuale, dhunës mbi bazë gjinore dhe të trafikimit. Fotografia: Francesco Pistilli/IRC

/Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Qyteti më i vjetër në botë!

Qyteti më i vjetër në botë!

Kulture
Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes

Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes

Kulture
GJYNAH PËR SHTATIN QË KE

GJYNAH PËR SHTATIN QË KE

Poezi
Disa shënime mbi traditën moderne greke

Disa shënime mbi traditën moderne greke

Fjala+
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
Mjeshtri i inspirimit, me 44 këshilla për jetën…

Mjeshtri i inspirimit, me 44 këshilla për jetën…

Fjala+
Kalo në kategori