LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet emri i vajzës së Priyanka Chopra dhe Nick Jonas tre muaj pas lindjes së saj

Zbulohet emri i vajzës së Priyanka Chopra dhe Nick Jonas tre muaj pas lindjes së saj

Më në fund është zbuluar emri i vajzës së vogël të Nick Jonas dhe Priyanka Chopra.

Sipas certifikatës së lindjes të marrë nga TMZ , çifti e ka pagëzuar vajzën e tyre të vogël Malti Marie Chopra Jonas.


Nick dhe Priyanka e mirëpritën Malti Marie përmes një nëne surrogate më 15 janar në një spital në San Diego të Kalifornisë, zbulohet gjithashtu në certifikatë.

Menjëherë pas lindjes së saj, DailyMail.com zbuloi ekskluzivisht se Malti Marie lindi në vetëm 27 javë, që ishte 12 javë më herët se data e lindjes së saj në prill.

Foshnja ka qëndronte në spital derisa të ishte mjaft e shëndetshme për t’u kthyer në shtëpi me prindërit e saj, tha një burim i afërt me çiftin, shkruan DailyMail.

Është e paqartë nëse Malti Marie është liruar zyrtarisht nga spitali.

‘Malti’ konsiderohet një emër popullor vajzash në komunitetin hindu dhe ka disa kuptime, duke përfshirë një ‘lule të vogël aromatike’ ose ‘lule jasemini’ dhe ‘dritë hëne’.

Priyanka, e cila ka lindur dhe është rritur në Indi, është një praktikuese e hindu, ndërsa Nick i përket besimit të krishterë.

29-vjeçari dhe 39-vjeçarja të cilët u martuan në vitin 2018, befasuan fansat me lajmet për pritje e fëmijës së parë në një deklaratë të shpërndarë në mediat sociale më 21 janar.

Ata nuk zbuluan detaje të mëtejshme rreth gjinisë apo emrit të vajzës së tyre në atë kohë.

“Priyanka nuk ka ndonjë problem me fertilitetin që e pengon të ketë një fëmijë, por ajo është 39 vjeç tani kështu që nuk po bëhet më e lehtë”, tha një burimi.

“Oraret e tyre të ngjeshur të punës nënkuptojnë gjithashtu se është e vështirë për ta që të jenë fizikisht bashkë për të mbetur shtatzënë kur ajo është në ovulacion, kështu që disa kohë më parë ata kaluan rrugën e zëvendësimit”, tha tutje ky burim.

Nick Jonas dhe Priyanka Chopra bëhen prindër për herë të parë përmes një nëne surrogate
Lexo po ashtu Nick Jonas dhe Priyanka Chopra bëhen prindër për herë të parë përmes një nëne surrogate

Nick dhe Priyanka prisnin që fëmija të ishte mjaftueshëm i shëndetshëm për t’u transferuar në një spital në Los Angeles.

Pasi u zbulua lindja e vajzës së tyre, People raportoi se çifti kaloi ‘muaj duke rinovuar shtëpinë’ dhe për të marrë fëmijën e tyre në Los Angeles në lagjen Encino përpara mbërritjes së Malti Marie. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Magazina
Kalo në kategori