Me ndihmën e pijes me këta tre përbërës, reduktoni ndjenjën e urisë dhe nxitni humbjen në peshë
Humbja në peshë është një proces, në të cilin duhet t’u kushtohet vëmendje shumë faktorëve. Përveç aktivitetit fizik dhe një diete të kontrolluar, e cila nuk përfshin urinë, truket e vogla ushqyese mund t’ju ndihmojnë në këtë proces.
Një prej tyre është lëngu i tre përbërësve të fuqishëm që redukton në mënyrë efektive ndjenjën e urisë, përshpejton metabolizmin, siguron energji dhe ndihmon organizmin të heqë qafe yndyrën e tepërt.
Një pije e bërë nga uthulla e mollës dhe mjalti është një aleat i vjetër në humbjen e peshës, ndërsa tani asaj i bashkohet edhe grejpfruti, i cili ndër të tjera stabilizon nivelin e sheqerit në gjak dhe zbërthen në mënyrë efektive yndyrat.
Përbërësit
Një filxhan lëng grejpfruti të freskët
Dy lugë gjelle uthull molle
Një lugë gjelle mjaltë
Përgatitja:
Përziejini mirë përbërësit derisa të bashkohen plotësisht. Pini lëngun para vaktit (mëngjes, drekë, darkë).
Përsëriteni procedurën çdo ditë për shtatë ditë rresht, më pas bëni një pushim për shtatë ditë dhe përsëriteni procedurën.
Nëse nuk e duroni dot hidhësinë e grejpfrutit, zëvendësojeni çdo të dytën ditë me lëng portokalli të freskët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare