LAJMI I FUNDIT:

Arifaj pas shkarkimit nga pozita e zëvendësdrejtorit të RTK-së: Vendim arbitrar, tinëzuar e qyqar  

Arifaj pas shkarkimit nga pozita e zëvendësdrejtorit të RTK-së: Vendim arbitrar, tinëzuar e qyqar  

Bordi i RTK-së ka miratuar propozimin e u.d drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, për shkarkimin Lorik Arifajt nga pozita e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të RTK-së.

E pas këtij shkarkimi, ka reaguar vet Arifaj, duke thënë se është vendim arbitrar, tinëzar e qyqar.

Lexoni të plotë postimin e Arifajt:


Të nderuar miq,

Sapo u njoftova për një vendim tinëzar dhe qyqar për shkarkimin tim nga pozita e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, me rekomandim te U.D Drejtorit të Përgjithshëm, nga Bordi i RTK-së, të cilët vendimet po i marrin kryesisht natën.

Ky vendim krejtësisht arbitrar, me siguri i bazuar në trillimet e zakonshme, dyshoj që është vendim politik dhe si të tillë do ta kundërshtoj në Organet e Drejtësisë, dhe të jeni të sigurt se do ta fitoj.

Vendimi vjen pasi që kam përfunduar Raportin Vjetor të Punës për vitin 2021, që më ka marrë rreth 3 muaj kohë, i cili duhet të dorëzohet në Kuvend deri më 31 mars të këtij viti, e të cilin nuk do të mund ta bënte askush tjetër.

Në maj bëhen 20 vjet të kontributit tim në RTK, e për këtë nuk do të flas shumë, pasi flasin të gjithë ata që më njohin dhe kanë pasur rastin të punojnë me mua, dhe të ma njohin profesionalizmin dhe përkushtimin në punë.

Vij nga një familje e cila jetën ia ka kushtuar medias në Kosovë, edhe në kushtet më të rënda, dhe këtë trashëgimi e kam vazhduar faqebardhë.

Shkarkohet zëvendësdrejtori i përgjithshëm i RTK-së Lorik Arifaj
Lexo po ashtu Shkarkohet zëvendësdrejtori i përgjithshëm i RTK-së Lorik Arifaj

Por, fatkeqësisht, kjo, nuk vlerësohet. Për të “Notuar” duhet të jesh keqpërdorues, pa përvojë apo edhe “I ngushëm”.

Ajo që duhet të ndajë me ju është se gjatë punës sime në RTK kam arritur që:

Të kontribuojë në hapjen e kanalit të 3 dhe të 4;

Të marr pjesë dhe të udhëheqë Projektet më të rëndësishme të Transmetuesit Publik (Shpallja e Pavarësisë; 100 vjetori i Shtetit Shqiptarë; Udhëheqës i Ekipeve Zgjedhore etj etj);

Të sjelli personalitet më të mëdha ndërkombëtare në RTK;

Të themeloj Akademinë e Trajnimeve të EBU-së, pavarësisht se ne nuk jemi anëtarë të kësaj ombrelle mediale evropiane, e që një akademi të tillë nuk kanë arritur ta themelojnë as shtetet më të fuqishme se ne;

Ti sjelli RTK-së donacione të shumta si nga Ambasada Amerikane, OSBE, JICA, e në veçanti nga kjo e fundit kur është në proces donacioni milionësh për themelimin e dy studiove rajonale të RTK-së në Prizren dhe në Mitrovicë, si dhe serverë ne vlere pothuajse gjysme milioni dhe digjitalizimin e arkivit filmik;

CV- ja ime flet shumë se kush jam.

Jam krenar, që kam qenë profesional, korrekt, koleg i ndershëm dhe bashkëpunues me të gjithë, pavarësisht etnisë, pozitës apo sektorëve.

Do të vazhdoj përkohësisht të jap kontributin tim në RTK, në sektorë tjetër, sipas Ligjit të Transmetuesit Publik, gjithnjë duke e ndjekur rrugën ligjore.

Fatkeqësisht në këtë bord të zgjedhur për “Ngarkim”, “Shkarkim” kam menduar se kam edhe miq, të cilëve nuk ua kam kërkuar asnjë favor pasi që nuk kam pasur nevojë, por direktivat janë mbi njerëzillëkun, pavarësisht se sa jetëshkurtër është mandati.

Jeta është më e gjatë se një mandat të nderuar.

Shihemi në sfidat e radhës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori