Blogerja Sarah Berisha fitoi simpatinë e publikut gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP dhe ishte ndër banoret më të dashura brenda.
Edhe pas daljes nga shtëpia e famshme, Sarah është mjaft e komentuar, kjo edhe për shkak të romancës me DJ PM me të cilin u lidh gjatë BB VIP.
Në një intervistë të fundit në “Prive”, blogerja nga Shqipëria ka folur sërish për marrëdhënien e saj me DJ nga Kosova, por edhe raportet me ish-banorët e tjerë.
“Më ka rritur shumë si person dhe profesionalisht, një nga arsyet pse hyra në Big Brother VIP ishte t’i bëja shqiptarëve të kuptonin punën që unë bëjë, ta vlerësonin këtë punë, sepse një nga komentet që kam marrë brenda që edhe më kanë ofenduar është se je kot për atë format, ditë pas dite që unë jam jashtë po e vërtetoi të kundërtën”, ka thënë Sarah.
Ndërkaq, për lidhjen me DJ PM, ajo u shpreh se çdo gjë po shkon mirë mes tyre dhe se ata kalojnë shumë kohë me njëri-tjetrin pavarësisht distancës.
“Të jem realiste jemi siç mund të jetë një çift, ka ato luhatjet e veta do të thotë një herë jemi shumë mirë, një herë zihemi, ka ditë që mund të mos flasim për disa orë, sepse vaj askush nuk shkon, nëse ka një çift që shkon mirë mendoi që nuk ka as dashuri, as xhelozi, ne jemi mirë, kalojmë shumë kohë me njëri-tjetrin, të gjithë na pyesin si ia bëjmë me pjesën e distancës pasi PM jeton në Prishtinë dhe unë në Tiranë, por ne nuk e ndjejmë këtë”, tha tutje ajo.
Tutje, Sarah edhe pse lidhje e tyre është në rrugën e duhur, ata mendojnë që është shumë herët për të bërë një hap më shumë në marrëdhënie e tyre.
“Mendoj që lidhja jonë ka nisur pas Big Brother, dhe kemi diku dy muaj që po e përjetojmë lidhjen jashtë kamerave dhe syrit të publikut dhe është shumë herët për të folur për bashkëjetesë, për fejesë, martesë apo fëmijë dhe mua më duken pak të tepërta, nuk i kemi diskutuar dhe është shumë e larg kjo”, deklaroi Sarah.
Blogerja simpatike e cila krijojë shoqëri me Donald Veshaj gjatë Big Brother VIP foli edhe për raportet e saj me aktorin dhe ish-partneren e tij, Beatrix Ramosaj, e cila tha se ka raporte të mira me ta, por kontaktet pas përfundimit të spektaklit janë më të pakta me dy ish-banorët.
“Beatrix e kam takuar vetëm në prime dhe post Big Brother, nuk kemi folur shumë dhe thjeshtë kemi shkëmbyer disa mesazhe, por raportet me të janë shumë normale dhe kur jemi takuar në finale kemi diskutuar për intervistat, kemi sqaruar çdo gjë, ndërsa sa i përket Donaldit jam takuar vetëm në natën finale dhe në festën me të gjithë banorët, nuk kam patur më kontakt me të deri diku e kuptoi se është ndër banorët që ka patur më së shumti presion, por shpresoj dhe besoj që do flasim më vonë”, është shprehur ndër tjera Sarah.
Ndërkohë, kujtojmë që Sarah tashmë ka nisur një projekt televiziv në rolin e moderatores në emisionin “Kosherja Show”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDriloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother
Bill Gates gjen dashurinë e re, 60-vjeçarja Paula Hurd i ka rrëmbyer zemrën miliarderit të Microsoft
Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës