LAJMI I FUNDIT:

Nënat ruse e bëjnë “për pesë pare” politikanin rus: Djali juaj është në fakultet, e fëmijët tanë i keni bërë kurban

Nënat ruse e bëjnë “për pesë pare” politikanin rus: Djali juaj është në fakultet, e fëmijët tanë i keni bërë kurban

Nënat ruse nuk janë aspak të kënaqura me politikën e Vladimir Putinit, në veçanti pas fillimit të pushtimit të Ukrainës.

Një grup nënash kanë pasur një debat të nxehtë me një politikan rus, sa i përket çështjes së ushtarëve të dërguar në Ukrainë për të luftuar, transmeton Telegrafi.


Ato ia bënë të qartë se derisa disa po rrezikojnë jetën në luftë, fëmijët e politikanëve rusë po vazhdojnë me jetën e tyre studentore.

Bëhet fjalë për guvernatorin e Kuzzass, Sergei Tsivilev, i cili tentoi të arsyetojë veprimin e Putinit, por që nënat ruse për asnjë moment nuk e lanë pa ia numëruar një nga një të bëmat e shtetit rus.

Videoja është realizuar në fshehtësi, e nuk dihen rrethanat që guvernatori rus u takua me këto nëna. Por, pamjet janë bërë virale për shkak të përplasjes së ashpër që ato patën me politikanin rus.

“Ndihemi të tradhtuara. Të gjithë jemi tradhtuar”, dëgjohet një nënë ruse duke i thënë guvernatorit i cili tentoi të arsyetohet duke thënë: “Askush nuk e ka tradhtuar askënd”.

“Kanë shkuar si kurban. Si është e mundur që bjellorusët të mos jenë dërguar në atë që ju po e quani stërvitje? Pse fëmijët tanë janë dërguar atje. Nuk janë të trajnuar. Shikoni këta djem, i kanë vetëm 20 vjet. Të gjithë janë të rinj. Ku është biri juaj”, pyesin vazhdimisht nënat ruse.

Guvernatori tenton të arsyetohet duke thënë se djali i tij po ndjek studimet. Në fakt ai ka dy djem Antonin dhe Nikitën, kurse Nikita studion në universitetin e Moskës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

Evropa
Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Evropa
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Zelensky për sulmet ruse: Mbi  50 raketa dhe 20 dronë u lëshuan në vendin tonë, Putini është nazist

Zelensky për sulmet ruse: Mbi  50 raketa dhe 20 dronë u lëshuan në vendin tonë, Putini është nazist

Evropa
SHBA ka “pauzuar” dërgesën e bombave për Izraelin për shkak të shqetësimeve të Rafah

SHBA ka “pauzuar” dërgesën e bombave për Izraelin për shkak të shqetësimeve të Rafah

Azia
Kalo në kategori