Në Departamentin Special, të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Skender Qerimi, i njohur me nofkën “Ebu Dher” ka pranuar fajësinë për akuzat për pjesëmarrje në grup terrorist.
Një deklarim të tillë, i akuzuari Qerimi e ka dhënë pas leximit të aktakuzës nga prokurori special, Afrim Shefkiu.
“E pranoj pjesëmarrjen në grupin ISIS, e pranoj fajësinë në tërësi veprën penale e cila me vihet në barrë sipas aktakuzës dhe këtë pranim e bëjë me vullnet të lirë pas konsultimit me mbrojtësin tim”, tha i akuzuari Qerimi.
Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit e ka mbështetur në tërësi mbrojtësi i tij, avokati Ilir Rashiti dhe prokurori Shefkiu.
Këtë pranim fajësie e ka aprovuar kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Suzana Qerkini.
“Aprovohet pranimi i fajësisë nga akuzuari Skender Qerimi për veprën penale organizimi dhe pjesë marrja ne grupin terrorist i cili pranim i fajësisë është bërë në mënyrë tërësisht të vullnetshme dhe ka kuptuat benefitet dhe pasojat e pranimit të fajësisë”, deklaroi gjykatësja Qerkini.
Tutje, lidhur me rrethanat lehtësuese dhe rënduese prokurori Shefkiu deklaroi se si rrethanë lehtësuese evidente është vet pranimi i fajësisë nga ana e të akuzuarit, ndërsa si rrethana lehtësuese ai përmendi peshën e veprës penale, rrezikshmëria shoqërore e veprës penale, shkalla e përgjegjësisë penale e të akuzuarit, këmbëngulësia e tij për të udhëtuar dhe për tu bashkangjitur si pjesëtar aktiv i organizatës ISIS.
“Po ashtu rrethanë rënduese është evidente edhe shqetësimi qytetarëve andaj me një dënim adekuat sipas Kodit Penal do të arrihet efekti i dënimit si në raport me të akuzuarin dhe parandalimin që në të ardhmen mos të përsëritet vepra penale as e këtij lloji e as vepra tjera penale duke konsideruar se dënimi duke u bazuar në rrethanat e propozuara do të ketë efekt pozitiv”, shtoi tutje prokurori Shefkiu.
Në anën tjetër, avokati Rashiti si rrethana lehtësuese për të akuzuarin Qerimi përmendi faktin se i njëjti është penduar thellë, ka qenë bashkëpunues nga fillimi, në atë zonë ka humbur bashkëshorten e tij dhe është baba i dy fëmijëve dhe më rastin e caktimit dhe matjes së dënimit ai ka lutur gjykatën që ndaj të mbrojturit të tij t’i shqiptohet një dënim sa më të butë.
“Lusim gjykatën që sa i përket sanksionit penal e njëjta të peshojë të gjitha rrethanat veçanërisht lehtësuese që me rastin e caktimit dhe matjes si dhe llojit dhe lartësisë se dënimit e që pasi që plotësohen kushtet ligjore në harmoni me kodin dhe kodin e procedurës penale kërkojmë nga gjykata që ndaj të njëjtit te shqiptohet një dënim sa më i butë dhe i përshtatshëm me ato deklarimet e lartcekura”, tha avokati Rashiti, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Fjalën e avokatit Rashitit e ka mbështetur në tërësi edhe i akuzuari Qerimi.
Shpallja e aktgjykimit për këtë çështje penalo juridike do të bëhet më 16 shkurt 2022.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale në nëntor të këtij viti, Skender Qerimi po akuzohet se së bashku me të ndjerët A.U dhe V.Q me paramendim, me dashje dhe me përgatitje paraprake me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ISIS në Siri, ka lëshuar territorin e Kosovës ku përmes lidhjeve të caktuara ka arritur në qytetin Urfa, ku janë pritur nga personat e ISIS-it.
Në aktakuzë thuhet se pasi i akuzuari ka arritur qytetin Urfa, ai ka depërtuar në qytetin Raka dhe pas regjistrimit në ISIS ka vijuar trajnimet fizike, taktike dhe luftarake, i pajisur me uniformë ushtarake të ISIS-it dhe me pushkë automatike AK-47.
Tutje, sipas aktakuzës Qerimi akuzohet se ka marrë pjesë aktive në luftërat e ISIS-it në qytetet Mosul, Zumer e Sedfaruk ku ka qenë i angazhuar edhe në Bataljonin e Snajperistëve.
Sipas aktit, akuzues ai në fund ai ka qëndruar tek Forcat Demokratike Siriane, ku më 17 korrik 2021 është riatdhesuar në Kosovë.
Me këto veprime, i pandehuri Qerimi po akuzohet për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 par 2 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme sipas këtij kodi prej pesë deri në dhjetë vjet burgim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova