LAJMI I FUNDIT:

Chris Pine befason me ndryshimin në dukje, mezi njihet me flokët dhe mjekrën e gjatë

Chris Pine befason me ndryshimin në dukje, mezi njihet me flokët dhe mjekrën e gjatë

Aktori i njohur, Chris Pine shfaqi fizikun e tonifikuar në një bluzë të bardhë kur u pa në Los Angeles këtë javë.

Pine befasoi me dukjen e tij të re kur u pa me flokë deri te supet dhe një mjekër të gjatë dhe të thinjur.


Pamja e tij aktuale ishte shumë larg asaj me të cilën ai njihet që kur u bë i famshëm në filmat e “Star Trek”.

Foto: Backgrid

Në qafë mbante një gjerdan prej ari, teksa u pa i veshur me në një palë pantallona të shkurtra të zeza dhe me syze dielli, shkruan DailyMail.

Dalja e fundit e Chris vjen pas lajmeve se ai po planifikon të bëjë debutimin e tij si regjisor me një film misterioz komik të quajtur “Poolman”.

Foto: Backgrid

Ai gjithashtu do të luajë në film mes një kasti aktorësh si Annette Bening dhe Danny DeVito, sipas Deadline.

Në komedinë misterioze, Pine portretizon një “ëndërrimtar dhe filozof të pafat, i cili i kalon ditët e tij duke u kujdesur për pishinën e bllokut të apartamenteve Tahitian Tiki në Los Angeles”.

Foto: Backgrid

Përveç regjisë dhe interpretimit në film, Chris është gjithashtu bashkë-skenarist me Ian Gotler, i cili luajti me të në disa filma të shkurtër në 2014.

Pine u kap për herë të fundit nga paparacët në nëntor të 2021 kur ishte duke u shoqëruar me ish-partneren, Zoë Kravitz.

Foto: Getty Images

Pine dhe Kravitz, 33 vjeç, u lidhën për herë të parë në vitin 2010 pasi kaluan kohë së bashku në Met Gala të atij viti. Tre vjet më vonë, spekulimet e lidhjeve u përhapën teksa morën pjesë së bashku në disa evente në Javën e Modës në Londër.

Por, asnjëra palë nuk konfirmuar asnjëherë romancën mes tyre.

Ndërkohë, Kravitz aktualisht po takohet me yllin e “Magic Mike”, Channing Tatum. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Kalo në kategori