Komisioni për Legjislacion miratoi në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë
Komisioni për Legjislacion ka miratuar në parim me shtatë vota për dhe dy abstenime projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë.
Mirëpo, opozita konsideron se Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është antikushtetues. Sipas tyre, ekzekutivi nuk ka interes për të bërë një ligj të tillë dhe se nëse dërgohet në kushtetuese do të bie poshtë.
Në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu tha se Projektligji për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, është në funksion të zhvillimit dhe konsolidimit të shtetit.
“Ky projektligj ka për qëllim se në rast se Byroja vlerëson qe dikush ka pasuri e cila është e pajustifikueshme kërkon nga ai zyrtar, kërkon që ta arsyetojë para Byrosë. Një nga debatet e shumta që është bërë në këtë drejtim ka qenë që do t’i vihet Byrosë për ta konfiskuar, por kjo nuk është e vërtetë, këtë e bën Gjykata Themelore në Prishtinë”, tha Haxhiu.
Haxhiu shtoi se projektligji për Byronë shtetërore ka 67 nene.
Sipas saj, drejtori i Byrosë do të zgjidhet nga Komisioni për Legjislacion dhe nuk ndërlidhet me ekzekutiv.
Anëtari i Komisionit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj tha se ky projektligj ka qenë në programin e tyre, për çka tha se e përkrahin fuqishëm. Ndërkohë që i njëjti gjeti vërejtje në përmbajtjen e këtij projektligji.
“Nga paslufta kemi zyrtarë që si shkak i keqpërdorimeve ka pasuri të pajustifikueshme. Në parim pajtohemi, por nuk duhet të ishte vetëm përpjekje e një qeverie. Duhet të kujdesemi që politikën ta largojmë sa më shumë nga ky institucion. Kam marrë disa vërejtje nga shoqëria civile, ku është kufizuar koha e diskutimit publik vetëm për shtatë ditë. Procesi i privatizimit ka filluar mbrapsht dhe prej atëherë ka fillu pasuria e pajustifikueshme dhe vitit 2008 është adekuat, por çka për vitet paraprake? Shqetësim paraqet mënyra e përzgjedhjes të këtij institucioni. Nuk është zgjidhje e mirë që të udhëhiqet nga një person. Shumë më mirë është që të jetë një organ kolegjial”, tha ai.
Ai madje ka ngritur edhe dilemat nëse ndodhë që të konfiskohet pasuria dhe një zyrtar të dalë i pafajshëm, për çka u shpreh se nuk adresuar një çështje e tillë.
Ministrja Haxhiu tha se prej kur ka nisur hartimi i këtij projektligji, në grupin punues në MD kanë qenë të përfshirë edhe shoqëria civile.
Ajo u zotua se projektligji do të pamundësojë ndikimin e politikës në këtë institucion.
Sa i përket përcaktimit të vitit 2008 prej kur duhet të justifikohet pasuria, Haxhiu tha se prej asaj kohe është zhvilluar konfiskimi i pasurisë.
“Ky institucion nuk ka kompetenca hetuese por verifikuese… Ne frikën nuk mundem me ja heq askujt, por të punojmë së bashku që të bëjmë ligjin e mirë”, ka shtuar ajo.
Edhe anëtari tjetër opozitar, Hajdar Beqa u shpreh pro këtij projektligji. Megjithatë, ai tha se ky projektligj është në kundërshtim me kushtetutën.
“Mos po kalojmë në një dualizëm. Unë konsideroj se struktura e ligjit është në kundërshtim me Kushtetutën. Nëse dikush e dërgon në kushtetuese këtij ligji, atëherë hidhet poshtë. Unë më shumë e shoh si mos me pas interes me hy në fuqi ky ligj… Sa i përket zgjedhjes së Byrosë është puro politike, në momentin që si fol kryeministri a një këshilltari të thjeshtë e shkarkojnë”, ka deklaruar ai.
Ai ka kërkuar qe të ketë dëgjim publik para se projektligji të dërgohet në Kuvend për miratim. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje