LAJMI I FUNDIT:

Arthur te Arsenal, Loftus-Cheek te Juventusi?

Arthur te Arsenal, Loftus-Cheek te Juventusi?

Mediat në Itali dhe Angli, shkruajnë se Arthur Melo ka rënë dakord për një transferim si huazim te Arsenali, kështu që Juventus po synon Ruben Loftus-Cheek e Chelseat si zëvendësues për brazilianin.

Mesfushori mbërriti në Juventus si shkëmbim me Miralem Pjanic në verën e vitit 2020.


Megjithatë, ai nuk arriti të gjejë vend në formacion me Andrea Pirlon dhe Max Allegrin.

Sipas Tuttomercatoëeb, Sky Sport Italia dhe më shumë media tjera, Arthur ka pranuar për një huazim gjashtë mujor në Arsenal, ku do të punonte me trajnerin Mikel Arteta.

Topçinjtë do të mbulojnë plotësisht pagën e tij për këtë periudhë dhe do t’i jepnin Juventusit një tarifë për huazimin.

E vetmja çështje e mbetur është që Bianconerët nuk do ta lënë të shkojë pa një zëvendësim dhe eksperti i Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, thotë se objektivi është Loftus-Cheek.

Reprezentuesi anglez 26 vjeç ka qenë gjithashtu i lidhur edhe me Romën gjatë verës.

Ai e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Fulham, ndërsa ka 20 paraqitje me Chelsean deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

La Liga
“Flick mund ta rikthejë magjinë e Barcelonës së Guardiolës”, ish-legjenda gjermane me fjalë të mëdha

“Flick mund ta rikthejë magjinë e Barcelonës së Guardiolës”, ish-legjenda gjermane me fjalë të mëdha

La Liga
Top ylli anglez që u la jashtë listës nga Southgate thotë se meritonte ftesën për Euro 2024

Top ylli anglez që u la jashtë listës nga Southgate thotë se meritonte ftesën për Euro 2024

Përfaqësueset
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

La Liga
Arsenali i bën konkurrencë Liverpoolit në garën për ‘lojtarin e preferuar’ të Slot

Arsenali i bën konkurrencë Liverpoolit në garën për ‘lojtarin e preferuar’ të Slot

Premier League
Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Bundesliga
Kalo në kategori