LAJMI I FUNDIT:

Bojkoti i Listës Serbe, sërish dështon miratimi i Projektligjit për festat zyrtare

Bojkoti i Listës Serbe, sërish dështon miratimi i Projektligjit për festat zyrtare

Ka dështuar të hedhet në votim sërish Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare.

Bojkoti i Listës Serbe në seancën e sotme plenare, ka bërë që të pamundësohet miratimi i tij, pasi nevojiten 2/3 e votave edhe të deputetëve të komuniteteve joshumicë.


Iniciuesi i këtij plotësim-ndryshimi, deputeti i komunitetit egjiptian, Fridon Lala tha se Lista Serbe po ia pamundëson komunitetit egjiptian për ta pasur ditën ceremoniale të tyre.

“Siç po shihet po vazhdon bojkoti i Listës Serbe, kështu që ky plotësim-ndryshim ka nevojë për 2/3 e votave të deputetëve dhe komuniteteve. Edhe sot mungon ky numër, kolegët tanë po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për t’ia mohuar një grupi tjetër, këtë rast komunitetit egjiptian për të pasur ditën ceremoniale të tyre”, tha ai.

Me këtë konstatim u pajtua edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili tha se kushtëzimet që po i bënë Lista Serbe lidhur me këtë projektligj janë të pandershme.

“Pajtohem plotësisht është i padrejtë dhe pandershëm kushtëzimi që po e bënë Lista Serbe në këtë rast”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori