LAJMI I FUNDIT:

RDM dhe PLD mbështetën Sllaveskin në Bashkinë e Shkupin

RDM dhe PLD mbështetën Sllaveskin në Bashkinë e Shkupin
Foto: Telegrafi.com

Partitë opozitare në Bashkinë e Shkupit RDM dhe PLD votuan “për” që bartësi i listës së këshilltarëve të OBRM-PDUKM-së, Trajko Sllaveski të zgjidhet për kryetar këshilli.

Megjithatë, këshilltarja Teodora Krstevska deklaroi se nuk do të jenë në koalicion me shumicën.


“E vetmja arsye pse votuam ‘për’ është që të kemi këshill konstruktiv. Votuam personalisht për shkak se profesoi Sllaveski është personalitet i dëshmuar, me integritet dhe besojmë se do t’i përfaqësojë këshilltarët pa dallim kush është shumicë e opozitë”, tha Krstevska.

Kryetar i Këshillit të Bashkisë së Shkupit është zgjedhur Trajko Sllaveski
Lexo po ashtu Kryetar i Këshillit të Bashkisë së Shkupit është zgjedhur Trajko Sllaveski

Sllaveski sot u zgjodh me 26 vota “për”, ndërsa krahas partisë së tij për atë votuan edhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dhe dy këshilltarët nga RDM dhe PLD.

Kundër votuan këshilltarët e LSDM-së, BDI-së dhe nga Qyteti i Gjeblbër Human.

Ndryshe, në Këshillin e Bashkisë së Shkupit 18 këshilltarë ka OBRM-PDUKM, LSDM 12, BDI 5, E majta 4, dy koalcioni ASH-AA dhe PLD&RDM dhe kandidati i pavaur nga Qyteti i Gjelbër Human./Telegrafi/