LAJMI I FUNDIT:

Më 5 maj nuk do të luhet futboll në Francë, do të nderohen 19 viktimat që vdiqën në stadium në vitin 1992

Më 5 maj nuk do të luhet futboll në Francë, do të nderohen 19 viktimat që vdiqën në stadium në vitin 1992

Më 5 maj nuk do të luhet futboll në Francë, pasi sot Parlamenti Francez miratoi përfundimisht, me një votim të Senatit, një projekt -ligj që parashikon që asnjë ndeshje profesionale e futbollit nuk do të luhet në Francë në këtë datë.

Kjo do të bëhet në nderim të viktimave të katastrofës në stadiumin Furiani në Korsikë, ku vdiqën 19 persona e që kishte ndodhur më 5 maj të vitit 1992.


Senati miratoi pa asnjë ndryshim tekstin e projekt-ligjit të sjellë aty nga deputeti Michel Castellani, i cili më herët kishte marrë edhe miratimin e vendimit nga Asambleja Kombëtare.

Çfarë ndodhi më 5 maj 1992?

“Tragjedia Furiani” është një ngjarje mjaft e rëndë në futboll, e ndodhur pikërisht më 5 maj të vitit 1992 në Furiani, një lokalitet pranë Bastias në Korsikë.

Në stadiumin “Armand Cesari” duhej të luhej gjysmëfinalja e Kupës së Francës mes Bastias dhe Marseille, ndërsa klubi vendas kërkoi rritjen me 50% të kapacitetit të stadiumit, pasi po përballej me skuadrën më të fortë të kohës në Francë.

Autoritetet lokale miratuan këtë dëshirë, duke ndërtuar një tribunë provizore me kapacitet prej 10 mijë vendesh, e cila u shemb para ndeshjes, duke shkaktuar vdekjen e 19 personave dhe plagosjen e mbi 2 mijë të tjerëve.

Më pas Federata Franceze e Futbollit vendosi që ndeshja të mos luhej më asnjëherë dhe madje të anulohej ai edicion i Kupës së Francës, ndonëse më herët Monaco kishte siguruar një biletë për në finale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori