LAJMI I FUNDIT:

“The Queen’s Gambit” fitoi 11 çmime në Emmy Awards 2021 nga 18 nominimet

“The Queen’s Gambit” fitoi 11 çmime në Emmy Awards 2021 nga 18 nominimet

“The Queens’ Gambit” e Netflix solli surpriza të shumta në edicionin e 73-të të ndarjes së çmimeve Emmy Awards.

Seriali tashmë i popullarizuar doli kundër HBO’s, “I May Destroy You”, dhe “Mare of Easttown”, “The Underground Railroad” të Amazon dhe WandaVision të Disney Plus.


Projekti, me regji të Scott Frank, fitoi 11 çmime nga 18 nominimet, me Frank që mori çmimin me producentët: Moses Ingram, Marielle Heller, William Horberg, Mick Aniceto, Marcus Loges dhe ylli Anya Taylor-Joy, me Horberg duke mbajtur një fjalim prekës.

Foto: Getty Images

“Faleminderit të gjithë kolegëve të nominuar në këtë kategori, puna mahnitëse këtë vit. Një gjë që asnjë algoritëm nuk mund ta parashikojë dhe asnjë buxhet prej miliardë dollarësh nuk mund të prodhojë është fjala e gojës”, filloi producenti Horberg.

Lista e plotë e fituesve në edicionin e 73-të të “Emmy Awards 2021”
Lexo po ashtu Lista e plotë e fituesve në edicionin e 73-të të “Emmy Awards 2021”

Ky çmim është për fansat që ua thanë miqve të tyre. Dhe ata që u bënë miq, fansa që u thanë miqve të tyre, ju duhet të shikoni dramën The Queen’s Gambit”, tha ai.

“Falë mikut dhe partnerit tim Alan Scott, nga Skocia, i cili e mbajti këtë mbretëreshë fjalë për fjalë për 30 vjet, mjeshtrit tanë të mëdhenj, Bruce Pandolfini dhe Garry Kasparov, që na mësuan sheshet, se sa të vërtetë mund të jenë 64 sheshe”, shtoi ai.

Foto: Getty Images

Ai vazhdoi falënderimin për Netflix, duke shtuar: “Ju bëtë gjënë më të rrallë të të gjitha këtyre ditëve, ju shfrytëzuat një shans për materiale të rrezikshme. Dhe ju u besuat film-bërësve”.

I njëjti pastaj iu drejtua yllit Anya Taylor-Joy dhe tha: “Çfarë mund të them, ju frymëzuat një brez të tërë vajzash të reja për të kuptuar se patriarkalizmi thjesht nuk ka mbrojtje kundër mbretëreshës sonë”.

Foto: Getty Images

Seriali është i bazuar në romanin e Walter Tevis të vitit 1983 me po të njëjtin emër. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

Magazina
Kalo në kategori