LAJMI I FUNDIT:

Debat i ashpër mes Haxhiut dhe Vitisë për afatin e vaksinave Astra Zeneca

Debat i ashpër mes Haxhiut dhe Vitisë për afatin e vaksinave Astra Zeneca

Deputeti i kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) Bekim Haxhiu ka thënë sot se Qeveria Kurti 2 ka dështuar në vaksinimin e qytetarëve kundër COVID-19 dhe për sigurimin e insulinave.

Deputeti Haxhiu në seancën e sotme tha po ashtu kjo qeveri ka shkelur Ligjin për pandeminë, pasi sipas tij i ka ndal shtesat në pagë stafit shëndetësor, policisë dhe inspektoratit.


Ai po ashtu tha se dështimi për vaksinim rrezikon jetën e qytetarëve.

“Ndonëse punëtorët shëndetësorë dhe stafi mbështetës, policia dhe inspektorati kryen me ndershmëri dhe përgjegjësi punën e tyre, qeveria nuk po tregohet e përgjegjshme dhe e kujdesshme me ta. Ua ka ndal shtesat në pagë të cilat ua garanton Ligji për luftimin e pandemisë Covid-19. Për 16 muaj pandemi, qeveria ua ka paguar shtesat vetëm për dhjetë muaj, ndërsa ua ka borxh edhe 6 muaj pagesat shtesë për punëtorët shëndetësor, për stafin mbështetës, për policinë dhe inspektoratin…”.

“Dështim tjetër i kësaj qeverie është mungesa e insulinës. Tani e disa muaj po përballen qytetarët me mungesë të insulinës dhe tek sot komuna e Prishtinës e vetme ka siguruar insulinën. Tani më nuk ka as dilemë edhe laiku më I vogël I shëndetësisë e ka kuptuar se kjo qeveri ka dështuar në procesin e vaksinimit, Kosova është vendi I fundit në rajon dhe në Evropë në procesin e vaksinimit. Blerja e vonuar e vaksinave dhe dështimi i planit të vaksinimit nga kjo qeveri është rrezikim i shëndetit dhe humbje e jetëve për qytetarët”, theksoi Haxhiu.

Ai po ashtu ka kërkuar sqarime nga Vitia se përse e kishte pranuar donacionin nga Norvegjia, kur ishte në dijeni se afati i këtyre vaksinave ishte deri në qershor dhe korrik.

Pas kësaj, është kundërpërgjigjur ministri i Shëndetëisë, Arben Vitia.

Vitia tha se çdo thirrje e qytetarëve për hezitimin është abuzim me detyrën që e kanë.

“E pandershme, e paprecedan edhe abuzim absolut me pozitën që kanë disa nga kolegët tonë me qëndrimet karshi vaksinimit në Kosovë. Te gjitha vaksinat janë të sigurta, qytetarë të nderuar, vaksinat nuk e kanë asnjë efekt anësor. Vaksinohu se është për të mirën tuaj dhe qytetarëve tuaj”, tha Vitia.

Tutje theksoi se nga të gjitha vaksinat që janë në Kosovë, ska pasur asnjëherë efekte anësore të askush.

“Duhet të kemi një qëndrim të bashkuar, për të ruajtur shëndetin publik dhe ekonomisë së vendit. Të gjitha vaksinat janë të sigurta. Vaksinohuni sepse është në të mirë të të gjithëve”, u shpreh Vitia.

Ndërsa deputeti nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka thënë të jetë i shqetësuar me numrin e madh të qytetarëve të cilët po refuzojnë të vaksinohen.

Ai ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që vaksinimin ta bëjë obligues sidomos për punëtorët e sektorit publik në Kosovë. /Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori