Njohuri themelore për banjën e foshnjave dhe kujdesi për kërthizën
Bëjini banjë foshnjës kur ta shihni të përshtatshme për vete dhe për të
Shumë njerëz u bëjnë banjë para se t’i vënë për të fjetur, si një rit qetësues që i sjell gjumin, e disa të tjerë, parapëlqejnë t’u bëjnë banjë në mes të ditës, kur foshnja është krejtësisht zgjuar. Do ta shijoni shumë këtë çast, nëse nuk e merrni me ngut dhe nuk ju ndërpret asgjë.
Pjesa më e madhe e prindërve e kanë më të lehtë ta lajnë foshnjën e porsalindur në një vaskë-kamerdare, në lavaman apo govatë plastike, ku poshtë dhe anash kanë vendosur një peshqir të pastër. Bëjini gati që më parë ato që ju nevojiten dhe ngroheni dhomën në temperaturën 24 gradë celsius. Krahas govatës me ujë, ju duhet një sfungjer, pambuk, peshqir, pelenat dhe ato që do t’i vishni pas banjës.
Nuk ka asnjë problem nëse shumicën e kohës i bëni banjë vetëm me ujë. Nëse është e nevojshme, mund të përdorni sapun ose shampo pa aromë dhe deodorantë, por ndodh që ato t’i shkaktojnë irritime lëkurës delikate të foshnjës, shkruan në librin “Udhërrëfyes për një shtatzëni të shëndetshme”.
Para se të mbushni vaskën apo govatën, provoni temperaturën e ujit me bërrylin apo kyçin tuaj. Uji duhet të jetë i ngrohtë, jo i nxehtë. Mbusheni govatën me ujë të ngrohtë. Zhvisheni foshnjën, duke ia hequr pelenën në fund. Në rast se ajo është bërë pis, pastrojani të ndenjurat para se ta fusni në govatë. Me njërën dorë mbani kokën e foshnjës dhe me tjetrën, drejtojini trupin, duke i futur fillimisht këmbët. Më pas, ulni me kujdes dhe ngadalë pjesën tjetër të trupit.
Është e rëndësishme që ta mbani me dorë kokën dhe bustin e foshnjës, që ajo të ndihet sa më e sigurt. Nuk është nevoja t’ia lani flokët me shampo sa herë që i bëni banjë, një herë apo dy herë në javë mjafton. Masazhojani lehtë kokën dhe kur të shpëlani shampon apo sapunin, vërjani dorën mbi ballë, që uji me shkumë të mos i bjerë në sy, por të rrjedhë anash ose përkuleni pak prapa kokën e foshnjës.
Përdorni një tampon të lagur për t’ia fshirë sytë foshnjës nga cepi i brendshëm tek ai i jashtëm. Lani pjesën tjetër të trupit, nga lart-poshtë, përfshirë edhe zonën gjenitale. Në rast se foshnja është vajzë, hapini lehtë buzët e vagjinës për t’ia pastruar, e nëse është djalë, ngrijeni qesen e herdheve lart për ta pastruar mirë poshtë. Nëse e keni bërë synet, mos u mundoni ta tërhiqni lafshën e penisit.
Ndërkohë që ju i lani shpinën dhe të ndenjurat, përkuleni foshnjën para mbi krahun tuaj. Gjithashtu, hapjani pak këmbët, që t’i pastroni edhe zonën e anusit. Kur foshnja të jetë e lagur, mbajeni me shumë kujdes, pasi mund t’ju rrëshqasë nga duart. Pasi të përfundoni banjën, mbështilleni me peshqir, me ose pa kapuç, dhe fërkojeni lehtë për ta tharë.
Kujdesi për kërthizën
Pas prerjes së kordonit umbilikal, foshnjës nuk i mbetet gjë tjetër veçse një copëz e vogël, e cila në të shumtën e rasteve, do të thahet dhe do të bjerë brenda 1 ose 3 javëve pas lindjes. Deri atëherë, mundohuni ta mbani sa më të pastër dhe të thatë atë zonë. Është më mirë ta lani foshnjën me sfungjer dhe të mos i bëni banjë komplet, derisa t’i bjerë edhe ajo copë që i ka mbetur dhe kërthiza t’i shërohet plotësisht. Në përgjithësi, prindërit kanë marrë këshilla si ta pastrojnë me alkool atë pjesë.
Disa studime kanë treguar se kërthiza do të shërohet më shpejt, nëse nuk përdoret asnjë lloj mjekimi. Kësisoj, disa maternitete nuk e rekomandojnë më praktikën e dikurshme. Në rast se nuk jeni të sigurta çfarë të bëni, këshillohuni me pediatrin. Procesi i rënies së kërthizës, do të përshpejtohet në rast se kjo e fundit ekspozohet ndaj ajrit dhe baza e saj lihet të thahet sa më shumë të jetë e mundur.
Për të shmangur irritimet dhe për ta lënë të thahet atë zonë, paloseni pelenën e foshnjës poshtë kërthizës. Nëse moti është i ngrohtë, visheni foshnjën vetëm me një bluzë me mëngë të shkurtra, me qëllim që ajri të qarkullojë më lirshëm dhe të përshpejtojë procesin e tharjes.
Është më se normale që deri kur të bjerë kërthiza, të shikoni pak rrjedhje apo gjak të tharë. Por nëse ajo duket e skuqur apo ka aromë të keqe, njoftoni menjëherë pediatrin. Kur të bjerë, ju do të shikoni pak gjak, gjë që është normale, por nëse rrjedhja vazhdon për pak kohë, çojeni foshnjën për një kontroll.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi të zgjidhni pallton dhe xhaketën perfekte për këtë sezon?
Bebet e ngjizura në dimër janë më pak të rrezikuara nga mbipesha kur të rriten
Pesë arsyet pse fëmijët e rritur i ndërpresin lidhjet me prindërit e tyre, sipas studimeve
Dhimbja e gjinjve – çfarë duhet të dini
Bëjeni vetë fundin i cili është hit absolut i këtij sezoni! (Video)
Angelina Jolie në harmoni me rolin e saj të personifikimit të së keqes: Fustani i zi, akrepi në bel!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët