LAJMI I FUNDIT:

Numërohen mbi 95 për qind të vendvotimeve – Edi Rama drejt mandatit të tretë

Numërohen mbi 95 për qind të vendvotimeve – Edi Rama drejt mandatit të tretë

Deri më tani janë numëruar mbi 95 për qind e vendvotimeve të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri nga ku rezulton se Partia Socialiste vazhdon të prin me numrin e votave para Partisë Demokrate.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përcjell Telegrafi, deri më tani PS ka 74 deputetë nga gjithsej 140 sa ka Kuvendi i Shqipërisë.


PD ka 59 deputetë, ndjekur nga Lëvizja Socialiste për Integrim me 4 mandate dhe Partia Socialdemokrate me 3 deputetë.

Me marrjen e shumicës së mandateve, e bënë të mundur që kryeministri aktual Edi Rama të vazhdon të qëndroj edhe në një mandat në krye të ekzekutivit shqiptar.

Rama për herë të parë u zgjodh kryeministër i vendit në vitin 2013, duke u rizgjedhur në vitin 2017 dhe në zgjedhjet e 2021-së, ai i fiton për herë të tretë këto zgjedhje.

Në këto zgjedhje kanë pasur të drejtë të votojnë 3,588,869 qytetarë me të drejtë vote.

Përfundon numërimi në 10 qarqet e Shqipërisë – këto janë mandatet e fituara sipas partive
Lexo po ashtu Përfundon numërimi në 10 qarqet e Shqipërisë – këto janë mandatet e fituara sipas partive

Për 140 vende në Parlamentin shqiptar kanë garuar 1,841 kandidatë nga 13 parti, koalicione apo të pavarur. /Telegrafi/