LAJMI I FUNDIT:

Muharrem Nitaj emërohet ministër në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit

Muharrem Nitaj emërohet ministër në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit

Blerim Kuçi sot ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit në detyrë të Ekonomisë dhe Ambientit.

Kuçi me anë të një shkrimi në Facebook ka njoftuar se, ia ka paraqitur kërkesën kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti për lirim nga detyra.


Pas largimit të Kuçit, zëvendësministri i deritashëm i MEA-së, Muharrem Nitaj është emëruar në postin e ministrit në detyrë.

“Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka liruar nga detyra ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi. Në vend të Kuçit, kryeministri Hoti në postin e ministrit në detyrë të Ekonomisë dhe të Ambientit ka emëruar Muharrem Nitaj. Ju rikujtojmë se sot gjatë ditës përmes një letre, ish-ministri Kuçi ka kërkuar nga kryeministri Hoti të lirohet nga detyra për shkak të angazhimeve që do t’i ketë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit 2021”, thuhet në njoftimin e Qeverisë, përcjell Telegrafi.

Kuçi jep arsyet e dorëheqjes nga posti i ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit
Lexo po ashtu Kuçi jep arsyet e dorëheqjes nga posti i ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës aktualisht është në detyrë, pasi që Gjykata Kushtetuese kishte shpallur jo legjitim votimin e Qeverisë Hoti.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet të mbahen më 14 shkurt. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori