LAJMI I FUNDIT:

Spanja sheh reshje bore ‘të jashtëzakonshme’ – në Madrid, reshje të tilla nuk janë parë të paktën në 40 vjet

Spanja sheh reshje bore ‘të jashtëzakonshme’ – në Madrid, reshje të tilla nuk janë parë të paktën në 40 vjet

Stuhia Filomena ka përfshirë pjesë të Spanjës me borë të madhe, me gjysmën e vendit në “alarm të kuq”.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Madridi, një nga zonat më të prekura, është vendosur të shohë deri në 20 centimetra borë.


Përveç një numër të rrugëve, edhe aeroporti i qytetit është mbyllur gjithashtu.

Si pasojë, të Premten në mbrëmje, një numër automjetesh u bllokuan në një autostradë pranë kryeqytetit.

Kështu, zjarrfikësit u thirrën për të ndihmuar shoferët që ishin bllokuar ndërkohë që në disa zona ushtria ishte thirrur për të ndihmuar në pastrimin e rrugëve.

Dhe autoritetet u kanë kërkuar njerëzve që të shmangin udhëtimet jo-thelbësore.

Sipas mediave lokale, reshjet e borës në Madrid janë më të rëndat në të paktën 40 vjet ndërsa agjensia e motit AEMET – e vendit – tha se reshjet e borës ishin “të jashtëzakonshme dhe me shumë gjasa historike”.

Gjithsesi, një numër njerëzish u panë duke shfrytëzuar në maksimum pamjen me borë, duke ecur nëpër sheshin Puerta del Sol të Madridit.

Moti i ftohtë pritet të vazhdojë përtej fundjavës me temperaturat në Madrid që parashikohet të enjten të arrijnë deri në -12C. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori