LAJMI I FUNDIT:

Prishtina e huazon Kreshnik Ukën dhe e liron Donat Hasanajn

Prishtina e huazon Kreshnik Ukën dhe e liron Donat Hasanajn

Dalje të reja nga klubi i Prishtinës gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kryeqytetasit kanë njoftuar përmes një publikimi për media për lëvizjet e radhës.


Kështu bardhekaltërtit kanë vendosur që ta huazojnë sulmuesin Kreshnik Uka, te klubi amë i Drenicës, ndërkohë që me marrëveshje e kanë liruar mesfushorin Donat Hasanaj.

Pas daljes së Ukës dhe Hasanajt, tashmë shkon në shtatë numri i futbollistëve të larguar.

Më parë u ndanë me Ivan Jeliç, Nikson Mema, Ahmed Raddaoui dhe dy futbollistët nga Gambia të cilën ishin në prova te kryeqytetasit.

Njoftimi i plotë i FC Prishtinës:

Prishtina ka huazuar mesfushorin ofensivë të krahut, Kreshnik Uka në ish-skuadrën e tij amë, Drenica.

Ndërsa mesfushori, Donat Hasanaj, u lirua me pajtim të dyanshëm.
FC Prishtina në këtë afat ka liruar shtatë futbollistë, Ivan Jeliç, Nikson Mema, Ahmed Raddaoui, Donat Hasanaj dhe ka huazuar Kreshnik Ukën.

Po ashtu më herët ka liruar edhe dy futbollistë të rinj nga Gambia që ishin në formë të provave. FC Prishtina iu uron të gjithë futbollistëve të larguar sukses në vazhdim të karrierës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Serie A
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

NBA
Kalo në kategori