LAJMI I FUNDIT:

Roma tregohet e pamëshirshme ndaj Bolonjës – fiton me katër gola dallim

Roma tregohet e pamëshirshme ndaj Bolonjës – fiton me katër gola dallim
Foto: AS Roma/Twitter

Roma e ka deklasuar Bolonjën në kuadër të javës së 11-të në Serie A, pasi e ka mposhtur 5-1.

Pas vetëm pesë minutash lojë, Giallorossët kaluan në epërsi fal një auto-goli nga Andrea Poli, duke mposhtur kështu portierin e tij.


Mirëpo, pesë minuta më vonë, Lorenzo Insigne asistoi te Edin Dzeko, për të dyfishuar kështu epërsinë e tyre.

Në minutën e 15-të, Lorenzo Pellegrini pranoi një asistim bga Leonardo Spinazzola, për të shënuar për 3-0.

E vetmja gjë që arritën vendasit të bënin në këtë takim ishte që të realizonin në minutën e 24-të, pas Bryan Cristante shënoi auto-gol.

Roma vazhdoi me ritmin e tyre të lartë të lojës dhe shënuan golin e katërt me anë të Jordan Veretout (35′), me një asistim të Henrikh Mkhitaryan,

Anësori armen më pas u shndërruar në golashënues dhe në minutën e 44-të pranoi një asistim nga Karsdrop, për rezultatin 5-1.

Në pjesën e dytë nuk munguan golat, derisa njërën prej tyre e anuloi VAR-i.

Ishte minuta e 58-të, kur Dominguez i Bolonjës shënoi gol, mirëpo atë e anuloi video asistenti i gjyqtarit për pozitë jashtë loje.

Lojtarët e Paulo Fonsecas në fund triumfuan për rezultatin e thellë, duke marrë kështu tri pikë të plota.

Pas  javës së 11-të, Roma gjendet në vendin e pestë me 21 pikë, derisa në xhiron e 12-të do të takohen me Torinon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori