LAJMI I FUNDIT:

“Gëzuar për paratë” – Masvidal humbi nga Usman, por është i kënaqur me përfitimin

“Gëzuar për paratë” – Masvidal humbi nga Usman, por është i kënaqur me përfitimin
(Foto: Screenshot/Instagram/Getty Images/Guliver)

Jorge Masvidal është larguar nga Abu Dhabi pas meçit historik të UFC-së në Fight Island, ndërsa është shfaqur në aeroplan duke pirë me ekipin nga brendi i pijes së tij alkoolike.

Ylli i arteve të përziera marciale ishte zëvendësim i vonshëm për duelin ndaj Kamaru Usman në kuadër të ‘UFC 251’, pasi që kundërshtari fillestar, Gilbert Burns, ishte tërhequr sepse rezultoi pozitiv në coronavirus.


35-vjeçari kishte kërkuar një shumë të madhe parash për të qenë pjesë e këtij turneu dhe besohet të ketë përfituar së paku gjysmë milion dollarë. Kjo shumë është madje më e madhe nga ajo që mori në duelin ndaj Nate Diaz në nëntorin e kaluar, kur përfitoi 400.000 dollarë.

Usman fiton meçin e shumëpërfolur ndaj Masvidal në UFC
Lexo po ashtu Usman fiton meçin e shumëpërfolur ndaj Masvidal në UFC

Megjithatë, ai nuk befasoi që të regjistronte fitore befasuese në tetëkëndësh, duke qenë se Usman e dominoi pjesën më të madhe të meçit duke fituar me pikë.

Sidoqoftë, përkundër humbjes së 14-të në karrierë, Masvidal nuk ishte i zhgënjyer, pasi është shfaqur duke festuar me miqtë e tij rrugës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Gëzuar për fitimin e parave. Kemi një thënie një spanjisht: ‘Mezcal (pije alkoolike) në kohë të mira dhe Mezcal në kohë të këqija. Kjo nuk është kohë aq e keqe. Nuk shkoi 100 për qind sipas planit, por po largohemi me një pjesë të madhe të planit”, dëgjohet duke thënë ylli i UFC-së në videon e publikuar në Instagram. /Telegrafi/

(Foto: Jeff Bottari/Zuffa LLC via Getty Images/Guliver)

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Premier League
Kalo në kategori