LAJMI I FUNDIT:

Historia e shëmtisë

Historia e shëmtisë

Nga: Umberto Eco (citate nga libri “Historia e shëmtisë” ku autori sjell në vëmendje dokumentet se si në epoka dhe kontekste të ndryshme nga i joni, njerëzit kishin të tjera opinione mbi ato që ne marrim si kryevepra)

Përzgjodhi dhe përktheu: Girni Simoni

– Kompozimet e Johann Sebastian Bach-ut janë krejtësisht pa bukuri, harmoni dhe mbi të gjitha qartësi (Johann Adolph Scheibe, Der Critische Musikus, 1737)


– Një orgji zhurmash dhe vulgariteti (Louis Spohr mbi e ekzekutimin e parë të melodisë së pestë të Bethoveen-it)

– Nëse (Chopin) do i kishte dërguar për kontroll muzikat e tij një eksperti, ky i fundit me siguri do i griste… Sidoqoftë, unë vetë kam shumë dëshirë të marr dhe ti gris (Ludwig Rellstab, Iris im Gebiete der Tonkunst, 1833)

– “Rigoletto” –  ja është e mangët nga ana melodike. Kjo vepër nuk asnjë mundësi që të futet në repertor (Gazette Musicale de Paris, 1853)

– E kam studiuar për shumë kohë muzikën e atij dinaku finok, dhe… është një bastard pa më të voglën cilësi (Tchaikovsky mbi Brahms-in, shkruar në ditarin e tij)

– Mbas njëqind vitesh “Lulet e së keqes” do të kujtohen thjesht si një kuriozitet (Emile Zola, me rastin e vdekjes së Baudelaire-it)

– Mund të ketë pasur dhuntitë e një piktori të madh, po kurrë nuk e pati vullnetin për t’u bërë i tillë (Emile Zola mbi Cezanne-n)

– Kjo është vepra e një të çmenduri (Ambroise Vollard më 1907 për pikturën “Zonjat nga Avinjoni” të Picasso-s)

– Ndoshta jam pak i ngathët nga mendja, por nuk arrij të kuptoj se si një njeri mund të shkruaj tridhjetë faqe për të përshkruar si sillet e pështillet në shtrat para se ta marrë gjumi (raport leximi mbi “Recherche” të Proust-it)

– Zotëri, ju e keni varrosur romanin tuaj në një grumbull detajesh që i keni përshkruar mirë, por që krejtësisht të kota (Letra e botuesit të Flaubert-it, për veprën “Zonja Bovari”)

– Në romanet tuaja nuk ka asgjë që të shfaqë dhunti të veçanta përshkruese, as personazhet, as ngjarjet. Balzaku kurrë nuk do zë vend të rëndësishëm në letërsinë franceze (Eugene Poitou, Revenue de deux mondes 1856)

– Te “Lartësitë e stuhishme” difektet e e Jane Eyre shumëzohen për njëmijë. Nëse e mendojmë me kujdes, i vetmi ngushëllim që ngel është mendimi  që ky roman nuk do fitojë kurrë popullaritet (James Lorimer, North British Revieë, mbi Emily Bronte-n, 1849)

– Inkoherenca dhe mungesa e formës të poeziçkave të saj –  nuk di se çfarë emëroj ndryshe- janë të frikshme (Thomas Bayley Aldrich, The Atlantic Monthly, për Emily Dickinson, 1882).

– “Mobi Dik” është një libër i trishtë, banal, i patrajtë, madje qesharak… Ai, kapiteni i çmendur, pastaj, është i mërzitshëm për vdekje (The Quarterly Review, 1851)

– Walt Whithman ka të njëjtin raport me artin sa çka një derr me matematikën  (The London Critic, 1855).

– Pak interesant për lexuesin e zakonshëm dhe pamjaftueshmërisht i thellë për lexuesin specialist (Raport leximi për Francis Scott Fitzgerald-in, “Kjo anë e Parajsës”, 1920)

– O Zot, o Zot,  nuk mund ta publikojmë. Do të na burgosnin të gjithëve (Raport leximi mbi veprën “Strehimorja” të William Faulkner-it më 1931).

– Dihet se është e pamundur të shesësh histori kafshësh në Amerikë (Raport leximi mbi “Fermën e kafshëve” të George Orwell-it)

–  Kjo vajzë nuk duket se ka një perceptim apo ndjenjë se si mundet ky libër të kalojë mbi nivelin e një kurioziteti të thjeshtë. (Raport leximi mbi “Ditarin e Anna Frank-ut”,1952)

– Do të duhej t’ia dërgonim një psikoanalisti, dhe ka gjasa të ketë ndodhur, dhe është shndërruar në një roman që përmban disa kalime të një leximi të bukur, por dhe i neveritshëm… Rekomandoj që të varroset për njëmijë vjet (Raport leximi mbi “Lolitën” e Vladimir Nabokov-it, 1955)

– “Budenbroovi” nuk janë gjë tjetër vetëm se dy vëllime në të cilat autori na tregon histori të papërfillshme, mbi njerëz të papërfillshëm, me një stil të papërfillshëm (Eduard Engel mbi veprën e Thomas Mann-it, 1901)

– Sapo përfundova së lexuarit “Uliksin” dhe e gjykoj si dështim… është pallavresk dhe i pakëndshëm. Trashanik, jo vetëm në kuptimin objektiv, por dhe nga pikëpamja letrare (Nga Ditari i Virginia Woolf-it).

– Ai djalë nuk ka pikën e talentit (Manet-i i shkruan Monet-it për Renoir-in)

– Nga asnjë film mbi luftën civile s’është nxjerrë asnjë qindarkë (Irving Thalberg i Metro-s, për filmin “Fërfëlloi me erën”)

– “Fërfëlloi me erën” do jetë fiaskoja më e paharrueshme e historisë së Hollivudit. Jam shumë i lumtur, sepse do turpërohet Clark Gable dhe jo Gary Cooper (i parafundit e kishte refuzuar rolin e Reth Buttlerit).

– Po çfarë të bëj unë me një njeri me veshë të tillë ? (Jack Warner pas një prove të Clark Gable-it, më 1930)

– Nuk njeh recitimin, nuk di të këndojë dhe është qeros. Vetëm pak vallëzim (drejtues i Metro-s, pas një prove të Fred Astaire-it, më 1928)