Ndërkohë që po kalojmë ditë stresuese të izoluar në shtëpitë tona, të gjithë kërkojmë mënyra të ndryshme relaksimi, ndërsa një metodë e shkëlqyer është që të shikojmë ndonjë komedi të mirë.
Më poshtë jua sjellim pesë komedi që do të ndikojnë në përmirësimin e disponimit tuaj dhe do ta bëjnë ditën më të mirë:
Isn’t It Romantic? (2019)
Është një komedi romantike që do t’ju bëjë të qeshni me lot. Natalie (Rebel Wilson) është shumë skeptike kur është fjala për dashurinë dhe nuk beson se ekziston dashuria e vërtetë për një femër si ajo. Mirëpo, pasi bie në koma, e kupton se duhet ta gjejë dikë që kohë pas kohë i thotë ‘të dua’. Krahas Rebel Wilson, në këtë film luajnë edhe Priyanka Chopra, Betty Gilpin e Liam Hemsworth.
We’re the Millers (2013)
Nuk është film i zakonshëm komik për udhëtimet familjare. Katër persona nisen në udhëtim duke u prezantuar si familje, në mënyrë që t’ia shesin mafisë substancat ilegale. Në këtë komedi luajnë: Jennifer Aniston, Jason Sudeikis, Emma Roberts, Will Poulter, Nick Offerman, Kathryn Hahn e Ed Helms.
This Means War (2012)
Flet për dy agjentë sekretë dhe dy miq të mirë që dashurohen në të njëjtën femër. Pastaj fillon lufta mes tyre për t’ia fituar asaj zemrën. Ata bëjnë marrëveshje xhentëlmenësh për të konkurruar në mënyrë të drejtë dhe korrekte për dashurinë e saj. Në këtë film luajnë: Reese Witherspoon, Chris Pine, Tom Hardy e Til Schweiger.
A Thousand Words (2012)
Një komedi në të cilën luan i famshmi Eddie Murphy. Filmi flet për një njeri, i cili detyrohet të heshtë për ta njohur veten, rëndësinë e familjes dhe miqve të tij. Murphy luan rolin e një agjenti letrar, i cili mund të arrijë çfarëdo marrëveshje. Mirëpo, më pas jeta e tij varet nga një dru me 1.000 gjethe. Krahas tij, në këtë film luajnë edhe Kerry Washington, Cliff Curtis, Clark Duke e Allison Janney.
Tooth Fairy
Kjo komedi na sjell legjendarin Dwayne ‘The Rock’ Johnson në një film familjar dhe në një karakter krejtësisht ndryshe nga ato në të cilët e kemi parë. Lojtari i hokejit i njohur për agresivitetin e tij nuk beson në përralla. Natën që i thotë vajzës së tij se nuk ekziston Zana e dhëmbit, atij i dali krahët dhe shndërrohet në një të tillë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit
Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun
Më në fund ndodh puthja e parë mes Leos dhe Lejlës
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje