LAJMI I FUNDIT:

“Gjithmonë me një klub” – lojtarët e La Ligas që janë besnik të klubeve të fëmijërisë

“Gjithmonë me një klub” – lojtarët e La Ligas që janë besnik të klubeve të fëmijërisë

Që nga vitit 2015, Athletic Bilbao e ka shpërndarë një çmim “One club men” çdo vit, që i jepet një njeriu që luan gjithë karrierën e tij në një klub.

Në vitin 2019, këtë çmim e fitoi i ndjeri Billy McNeill , i cili u bë legjendë e Celtic pasi bëri 822 paraqitje në 18 vjet.


Familja e tij e mori trofeun që dhurohet nga Bilbao.

Ku çmim nuk do të jepet këtë vit për shkak të krizës së coronavirusit, por Marca ka nxjerrë disa lojtarë nga La Liga që do të kualifikoheshin për këtë çmim në të ardhmen.

Iker Muniain: Gjithmonë pranë shtëpisë

Lojtari i Athleic Bilbao ka qëndruar në klub dhe tani është kapiten.

27-vjeçari luajti për herë të parë me klubin bask në korrik 2009 dhe që prej atëherë është aty.

Lionel Messi dhe epoka e artë e Barcelonës

Lionel Messi dhe Sergio Busquets janë dy të mbijetuarit e skuadrave fituese të Pep Guardiolas.

Dyshja kanë fituar 63 trofe bashkë për Blaugranat dhe ndryshe nga shumë ish-shokët të skuadrës, ata kurrë nuk kanë luajtur për asnjë ekip tjetër.

Carles Puyol e fitoi çmimi që e jep Athletico në vitin 2018, por, përveç tij, Andres Iniesta dhe Xavi zgjodhën t’i japin fund karrierës së tyre në klube jashtë vendit ndërsa Gerard Pique ishte në Manchester United shkurtimisht si i ri.

Koke: I vetmi Rojiblanco

Kapiteni aktual i Atleticos bëri debutimin e tij për klubin në shtator 2009 dhe, përveç një huazimi gjashtëmujor në Malaga në 2010, ai e kaloi tërë karrierën e tij me Los Rojiblancos.

Ai ishte afër largimit nga Atletico kur ishte huazuar te Malaga, por Diego Simeone e bindi klubin që ta mbante lojtarin, që dot është lider.

Bruno Soriano: Djaloshi i Villarrealit

Mesfushori nuk ka veshur asnjë ngjyrë të klubit tjetër përveç asaj të Villarrealit, që kur e bëri debutimin e tij në vitin 2006.

Sidoqoftë, ai nuk ka luajtur për Villarreal që nga maji i vitit 2017 për shkak të dëmtimit dhe ka dyshime nëse 35-vjeçari do të kthehet përsëri në fushë.

Hugo Mallo: Flamurit  i Celta Vigos

Mbrojtësi bëri debutimin e tij te Celta në moshën 17 vjeç në gusht 2009 dhe tani, në moshën 29 vjeç, ai është kapiten.

Në vitin 2018, Fulham dëshironte ta merrte në Ligën Premier, por ai e refuzoi ofertën. “Dëshira ime është të pensionohem te Celta”, kishte thënë ai.

Nacho dhe Sergi Roberto: Në rrugën e duhur

Të dy ndajnë situata shumë të ngjashme dhe, megjithëse mund të duan një lëvizje, për të luajtur më shumë, ata kurrë nuk kanë luajtur për asnjë klub tjetër.

Nacho te Real Madrid dhe Sergi Roberto te Barcelona mund të përfundojnë karrierën e tyre pa u larguar kurrë nga klubet amë.


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori