Gjatë kësaj kohe të pandemisë së koronavirusit të ri, komunat veriore të Kosovës po funksionojnë mbi bazën e një sistemi të përzier, që nënkupton se përfillin ligjet dhe vendimet e Kosovës, por edhe ato të Serbisë, thonë njohësit e zhvillimeve politike. Një funksionim i tillë i katër komunave veriore të banuara me shumicë serbe, ka bërë që edhe në kohën e pandemisë, në Prishtinë të rikthehen debatet politike në lidhje me mungesën e shtrirjes së sovranitetit të Kosovës në atë pjesë.
Funksionimi paralel i komunave veriore karshi institucioneve qendrore në Prishtinë, sipas politologut Ramush Tahiri, ka qenë një fakt i njohur qysh nga viti 1999. Ai thotë se duhet rikujtuar se që nga fillimi i procesit të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me lehtësimin e Bashkimit Evropian, në komunat veriore është arritur një integrim shumë më i mirë sesa që ishte para procesit të bisedimeve.
Tahiri thotë se veriu ka funksionuar dhe funksionon duke bashkëpunuar si me Prishtinën zyrtare ashtu edhe Beogradin dhe se ky fakt, thekson ai, është i njohur për të gjitha forcat politike ndër vite.
“Ne më herët i kishim komplet strukturat paralele të cilat pas bisedimeve në Bruksel janë integruar. Policia dhe gjyqësia si dhe institucionet tjera në kuadër të institucioneve të Kosovës”, thekson Tahiri.
Politologu Tahiri thotë se diskursi politik në lidhje me funksionimin e veriut të Kosovës në këtë kohë të pandemisë, përbën një politizim të panevojshëm.
“Asnjë punë ose shërbim deri më tash nuk i ka përjashtuar dhe nuk ka synim për t’i përjashtuar institucionet e Kosovës sepse ky është dhe mbetet territor i Republikës së Kosovës”, thotë Tahiri.
Me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, Kosova dhe Serbia ishin pajtuar që strukturat paralele në veri të Kosovës të shuhen, në mënyrë që të ngrihen struktura të cilat do të integroheshin në kuadër të institucioneve të Kosovës. E njëjta marrëveshje kishte krijuar mundësinë që serbët e këtyre komunave të marrin pjesë në zgjedhjet që i organizojnë institucionet e Kosovës. Që atëherë, Beogradi ka mbështetur krijimin dhe funksionimin e Listës Serbe, e cila përfaqëson subjektin më të fuqishëm të serbëve në Kosovë.
Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Kosovë, thotë se gjendja në veri, sot para së gjithash, duhet të shihet si çështje e menaxhimit të pandemisë sesa si çështje politike.
“Veriu ka qenë dhe mbetet trampolinë për konflikte politike në Kosovë dhe po vazhdon çdo situatë e mundshme që zhvillohet atje, vazhdon të përdoret nga skena politike pavarësisht rolit që kanë sot apo kanë pasur në të kaluarën partitë politike, në qeveri apo në opozitë, ato e përdorin trampolinë për njëra-tjetrën”, thekson Rashiti.
Debati kryesor për veriun ishte hapur në momentin kur u kuptua se dy komuna në veri, ajo e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit ishin vënë në karantinë, pas përhapjes së koronavirusit. Çështja dhe dilema këtu ishte se kush i kishte vënë këto komuna në karantinë, Qeveria e Kosovës apo ajo e Beogradit.
Rashiti thotë se në fakt autoritetet lokale në veri janë treguar të kujdesshme që të bashkëpunojnë si me Prishtinë ashtu edhe Beogradin. Por, për më shumë sesa karantinimi i këtyre komunave, Rashiti thotë se problem atje mbetet kontrollimi dhe menaxhimi i kufirit, në brezin që Kosova kufizohet me Serbinë.
“Ajo çka nuk e dimë se çka po ndodh është me kufirin, hyrje-daljet, do të ishte mirë që autoritetet të ndërmarrin masa dhe të vënë nën kontroll më të mirë kufirin në pikat kufitare dhe të punojnë me KFOR-in që t’i ndalin kalimet në pikën e gjelbër, në kufirin e gjelbër sepse atje nuk kontrollohet siç kontrollohet në pjesët tjera”, thotë Rashiti.
Duke iu referuar gjendjes në veri, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte deklaruar se situata e krijuar me pandeminë në komunat e veriut të Kosovës është e papranueshme.
Sipas tij, kjo është rezultat i neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’i ndihmuar e mbrojtur qytetarët dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
Por, Qeveria në detyrë e Kosovës, kishte konfirmuar më pas përmes zëvendësministrit në detyrë, Xhelal Sveçla se po mban kontakte me zyrtarët e komunave veriore, por nuk kishte sqaruar se pse këto komuna vazhdojnë të aplikojnë masat e shtetit të Serbisë, për luftë kundër koronavirusit./rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Taravari: Rrjetet sociale po marrin jetët e fëmijëve
“The Wall Street Journal”: Harrojeni Italinë, ja pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës i turistëve të zgjuar
Nikollovski: Përforcohet dinamika ndërtimore në autostradën Kërçovë-Ohër
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj