LAJMI I FUNDIT:

UBT ka sjellë në Kosovë testin amerikan që zbulon koronavirusin për pak minuta

UBT ka sjellë në Kosovë testin amerikan që zbulon koronavirusin për pak minuta

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar disa teste për COVID-19, në mesin tyre kemi edhe testin e shpejtë (rapid testing), që mundësojnë testimin dhe dhënien e rezultateve për infektimin me COVID-19 në kohë të shkurtër për pak minuta.

Këto teste të shpejta janë aprovuar tani së fundmi edhe zyrtarisht nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në ShBA.


Me përdorimin e tyre, mostrat nuk kanë pse të dërgohen në laborator qendror për analiza, por analizat mund të bëhen drejtpërdrejt në klinikat e kujdesit shëndetësor, gjë që zvogëlon dukshëm kohën e pritjes dhe rrite mundësinë e parandalimit.

Ky test deri më tani ka pasur një aplikim të gjerë në vendet aziatike, SHBA dhe tani edhe në Evropë, teksa konsiderohet një masë e lire dhe e shpejtë për parandalim dhe identifikim e personave me këtë virus.

Mostrat e para të këtij produkti tani kanë arritur edhe në Kosovë dhe në Shqipëri.

Një sasi e mostrave për testim pilot në Kosovë UBT i ka dorëzuar në Ministrinë e Shëndetësisë, me qëllim që të përdoren dhe testohen pacientët e infektuar, apo edhe personat që dyshohet që janë të infektuar për të parë rezultate dhe për të krahasuar metodën aktuale që po përdoret tani për tani zyrtarisht në Kosovë.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi theksoi së këto mostra kanë ardhur për herë të parë në Kosovë.

Megjithatë, sipas tij, nëse konsiderohen të arsyeshme profesionalisht nga institucionet shëndetësore të Kosovës, atëherë mund të fillohet me një furnizim me një sasi më të madhe dhe në kohë të shkurtër.

“Jemi në kohën më kritike ku duhet në mënyrë shumë efektive të shfrytëzohen kapacitetet institucionale dhe bashkëpunimi ndërkombëtar që kemi, sepse vetëm kështu mund të kemi një ndikim më të madh në parandalimin dhe zvogëlimin e përhapjes së virusit, ndërsa një prej faktorëve kritik është edhe numri, shpërndarja dhe shpejtësia e testimeve”, potencoi rektori Hajrizi.

Sasia e parë e testeve të shpejta është mundësuar falë bashkëpunimit të UBT-së me partner ndërkombëtare, si dhe me përfaqësues të Diasporës Shqiptare në SHBA, ku falë investimeve që kanë bërë kanë krijuar edhe ura bashkëpunimi më kompani prestigjioze, bashkëpunim përmes të cilit është krijuar edhe një kanal i furnizimit me këto teste me prioritet Kosovën dhe Shqipërinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori