Ndërsa pandemia botërore e Covid-19 ka shkaktuar një numër në rritje të viktimave në të gjithë botën, shkencëtarët po përpiqen të përcaktojnë me siguri saktësisht se nga erdhi SARS-CoV-2.
Edhe pse ata nuk i kanë të gjitha përgjigjet ende, duke përfshirë edhe kur Covid-19 kaloi tek ne nga kafshët, analiza e fundit ka konfirmuar përfundimisht se nuk është një virus që u krijua qëllimisht në laborator. Por ky studim gjithashtu ofroi disa pasqyra interesante mbi origjinën e mundshme të llojit të ri të coronavirusit, raporton Science Alert.
Studimi hap disa mundësi interesante në lidhje me origjinën e coronavirusit të ri. Një skenar sugjeron që virusi mund të ketë qarkulluar në mënyrë të padëmshme tek popullata për ca kohë, para se të pësonte mutacion dhe të bëhet i rrezikshëm për njerëzit dhe të shkaktojë një pandemi, transmeton Telegrafi.
“Është e mundur që versioni origjinal i virusit SARS-CoV-2 u ka kaluar njerëzve, duke përvetësuar tipare të reja të gjenomit me kalimin e kohës dhe gjatë transmetimeve të pazbuluara nga njeriu në njeri”, thuhet në studimin e një ekipi nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Australia.
Ekspertët analizuan të dhënat gjenetike të disponueshme nga SARS-CoV-2 dhe coronavirusëve të tjerë të ngjashëm, dhe zbuluan se disa pjesë të proteinës së virusit SARS-CoV-2 lidhen në mënyrë të efektshme për qelizat njerëzore, sa ato mund të gjenerohen vetëm në mënyrë natyrale, jo në laborator.
Meqenëse nuk ka origjinën në laborator, shkencëtarët kanë hetuar dy hipoteza të tjera të mundshme që mund të shpjegojnë shfaqjen e tij: a) virusi iu nënshtrua seleksionimit natyror te kafshët dhe më pas kaloi te njerëzit, dhe b) virusi kaloi nga kafshët te njerëzit, por së pari ishte i padëmshëm dhe më pas kaloi në përzgjedhjen natyrale te njerëzit; domethënë, ndryshimi i gjenomit.
“Skenari i dytë është që një lloj i ri coronavirusit u kalua nga kafshët te njerëzit para se të bëhej i rrezikshëm”, shpjegoi Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Francis Collins.
“Më pas, si rezultat i ndryshimeve graduale evolucionare me kalimin e viteve ose ndoshta me dekada, virusi u bë i aftë të përhapet nga një person në tjetrin dhe të shkaktojë një sëmundje serioze, shpesh kërcënuese për jetën”, shtoi ai.
Ekspertët ende nuk e dinë se cila nga dy hipotezat është e vërtetë, dhe do të duhet ca kohë dhe hulumtime të mëtutjeshme për të përcaktuar se si lindi ky virus dhe kur ai u bë i rrezikshëm.
Ndërkohë, ne e dimë se nuk ka origjinën në laborator dhe se disa nga metodat më efektive të mbrojtjes janë larja e shpeshtë e duarve dhe shmangia e kontaktit me njerëzit e tjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A do të votohen të emëruarit e Trumpit – çka na tregon e kaluara e Senatit?
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Arsyeja pse Trump mund ta shkarkojë drejtorin e FBI-së, të cilin e kishte punësuar vetë dikur
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj