LAJMI I FUNDIT:

Sa gjatë zihet bizelja?

Sa gjatë zihet bizelja?

Bizelja ka vlera të jashtëzakonshme ushqyese dhe shumica e kanë përfshirë në kategorinë e ushqimeve të preferuara

Mirëpo gjithmonë ekzistojnë dilema rreth asaj sa gjatë duhet të zihet bizelja, transmeton Telegrafi.


Këtu fjalën e kemi për bizelen e freskët sapo të vjelë, jo atë të ngrirë e cila blihet në shitore dhe e cila pjesërisht është e përgatitur.

Varësisht nga lloji i bizeles, ndonjëherë është e nevojshme të zihet më gjatë – ndonjëherë edhe 2 e 3 orë.

Nëse uji avullon, shtoni ujë të nxehtë. Për të ruajtur ngjyrën e gjelbër të bizeles gjatë zierjes shtoni pak sheqer sa mund të kapni me gisht dhe përzieni ngadalë.

Bizelja e ngrirë zihet në të njëjtën mënyrë si edhe ajo e freskëta, mirëpo gjithmonë verifikoni që të mos ketë kokrra të tjera të forta të bizeles.

Bizelja në parim ngrihet menjëherë pas vjeljes dhe ajo mundëson që të jetë e dobishme dhe e shijshme, madje edhe e ngrirë.

Në bizele mund të shtoni vaj luledielli apo gjalpë për t’u zier më shpejt. Shkumën e cila krijohet gjatë zierjes eliminojeni me lugë. Në fund të zierjes i qitet kripë.

Bizelja e gatshme mund të ruhet dy ditë në frigorifer para përdorimit dhe para ngrënies. /Telegrafi/