Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka konfirmuar se janë pezulluar përkohësisht të gjitha fluturimet nga Italia dhe anasjelltas.
Sipas zëdhënëses së ANP-së, Valentina Gara pezullimi është marr pas vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit.
“Njoftojmë të gjithë udhëtarët që me vendim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit të Republikës së Kosovës, të gjitha fluturimet për në Italinë Veriore janë anuluar përkohësisht!”, njofton Gara.
Lidhur me këtë çështje është deklaruar edhe Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës që thotë se ndalesa e këtyre fluturimeve është e përkohshme dhe vlen deri në vendimin e radhës.
“Ndalesa është e përkohshme dhe vlen deri në vendimin e radhës. AAC është në konsultim të vazhdueshëm me IKSHP-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë për monitorimin e situatës në rajonet e krizës dhe do të merr vendime përkatëse në bazë të rekomandimeve të IKSHP-së”, thuhet në njoftimin e ACK-së.
Ministri i Inftrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se janë anuluar të gjitha fluturime nga Italia e veriut.
Abdixhiku tregon se kjo është bërë me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë pas masave të mara nga qeveria italiane që pjesa veriore e këtij vendi të futet në karantinë, si masë parandaluese nga përhapja e Coronavirusit.
“Kemi pranuar rekomandim emergjent nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë për anulimin e të gjitha fluturimeve që vijnë nga zonat epidemike të Italisë së Veriut – si refleksion i karantinës së vendosur nga qeveria italiane në betejën kundër Coronavirusit. Si rrjedhojë, kam kërkuar anulimin e përkohshëm të të gjitha fluturimeve që vijnë nga kjo zonë epidemike e cilësuar si zonë me risk të lartë. Fluturimet janë ndërprerë”, ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Holiday In 2” ofron stilin e jetesës që ju meritoni
Njoftim për ish punëtorët e 10 ndërmarrjeve shoqërore
Aplikimet estetike janë më të sigurta në duar me përvojë
RIT Kosovo (A.U.K) organizon ngjarjen vjetore Gala Dinner - “Support Kosova’s Next Success Story”
Këto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit