Pasi senatorja Elizabeth Warren, pezulloi fushatën e saj presidenciale – femra e fundit që ishte kandidate serioze, konkurrente për nominimin e Demokratët këtë vit – shumë gra dhe disa burra u dëshpëruan dhe pyetën veten: A do të ketë një presidente femër gjatë jetës sime? A do të ketë ndonjëherë ndonjë presidente femër?
Nëse mund të ndodhë të jetë, ka mundësi që të bëhet Ivanka Trump, apo ndonjë tjetër grua që ka lidhje të mira, që i përket një dinastie tjetër politike, transmeton Telegrafi.
Ky nuk është një lajm, të cilin Demokratët do ta pëlqenin, por është skenari më i mundshëm. Gratë në qeveri, kanë më shumë të ngjarë të kenë lidhje familjare me politikën sesa burrat. Një studim i vitit 2018, zbuloi se derisa një në dhjetë udhëheqës botërorë i përkiste një familje politike, gati një në tre femra i përkiste ndonjë familjeje politike.
Ky efekt dinastie është i fortë. Argjentina, Myanmar dhe Tajlanda janë ndër vendet ku gratë kanë ndjekur gjurmët e një të afërmi mashkull, që të ngritën në krye të shtetit. Cristina Fernández de Kirchner ishte zonja e parë e Argjentinës, para se ajo të bëhej presidente. Babai i Aung San Suu Kyi, konsiderohet babai i Myanmarit modern. Yingluck Shinawatra, e cila u bë kryeministrja e parë femër e Tajlandës në vitin 2011, është motra e një ish-kryeministri.
Në Kanada, Finlandë, Islandë, Irlandë, Izrael, Zelanda e Re dhe po, në Shtetet e Bashkuara, ndodhë që politikanet femra, të kenë lidhje më të mëdha familjare me politikën se sa burrat. Studimi i çdo ligjvënësi amerikan nga viti 1789 deri më 1996, tregoi se një në tre kongresiste ka pasur një të afërm në kongres para se të hynte vet, ndërsa te burrat ky raport ishte një me dhjetë.
Nëse Ivanka Trump do të bëhej një ditë presidente, do ishte kulmi i këtij skenari, transmeton Telegrafi. Vërtetë Hillary Clinton, ishte një politikane e aftë dhe e fuqishme, por përfitoi nga koha e saj si zonjë e parë përmes rritjes së njohjes së emrit, duke jetuar në korridoret e pushtetit. Warren, që nuk ka diskutim sa ka po aq aftësi sa Klinton, nuk kishte lidhje të tilla familjare ose njohje të emrit dhe si kandidatet tjera femra për presidente, luftoi për të tërhequr vëmendjen dhe mbështetjen që kishte kandidatura e Klintonit.
Kualifikimet e Klintonit, janë tipike për politikanet femra që shkojnë në gjurmët e baballarëve ose burrave të tyre; gratë që janë anëtare të dinastive politike, janë më të kualifikuar sesa burrat me prejardhje të ngjashme, sipas një studimi të kryer nga profesori i Harvardit Daniel Smith, së bashku me studiuesit suedez Olle Folke dhe Johanna Rickne. Telegrafi transmeton se për gratë, këto lidhje familjare mund të ndihmojnë në mbylljen e një pjese të hendekut gjinor, por nuk është e mjaftueshme – ato duhet të kenë rezyme më mbresëlënëse sesa burrat për të fituar pozitën.
Falë qëndrimeve seksiste, mbulimit të njëanshëm të medieve dhe ngacmimit në internet – që janë vetëm disa pengesa – është më e vështirë për gratë të kandidojnë për pozita dhe të fitojnë. Vetëm këtë javë, indeksi i normës sociale gjinore të programit të Kombeve të Bashkuara zbuloi se rreth gjysma e të gjithë burrave dhe grave në botë, mendojnë se burrat janë udhëheqës më të mirë në politikë.
Dihet se lidhjet familjare, janë një ndihmesë shumë e mirë për gratë në politikë. Kjo është arsyeja, pse Meghan McCain dhe Chelsea Klinton janë pyetur nëse synojnë të kandidojnë për pozita udhëheqëse. Kjo është arsyeja pse një politikan i kualifikuar si senatori Tammy Duckworth, që e ka një prapavijë të ngjashme personale dhe karrierë politike me ish-presidentin Barack Obama, merr më pak përparësi presidenciale sesa ish zonja e parë Michelle Obama, me gjithë papërvojën e saj politike dhe refuzimin vazhdues për një karrierë politike. Andaj, kjo është arsyeja, pse Ivanka Trump ka mundësi të merr pozitën presidenciale në një të ardhme të afërt.
Për gratë, lidhjet familjare me politikën janë më të dobishme sesa lidhjet me pasurinë. Askush nuk pyet, nëse fëmijët e Bill Gates mund të kandidonin për pozita. Askush nuk do të spekulonte, se Abigail Disney mund të bëhej presidente, pavarësisht pasurisë dhe aktivizmit politik të saj.
Fakti që presidenti Donald Trump është i kufizuar në dy mandate, madje mund të amplifikojë efektin e dinastisë dhe të rrisë shanset e Ivankas në një karrierë të suksesshme politike, nëse ajo kërkon një gjë të tillë, transmeton Telegrafi. Lehtë mund të imagjinohet, se mbështetësit e Trump që janë të etur për të parë ndikimin e tij në më shumë se tetë vite, do ta mbështesnin Ivankan për në krye të Zyrës Ovale.
Ivanka është pretendentja më e fortë mes fëmijëve Trump. Presidenti Trump e ka quajtur atë një “diplomat të shkëlqyeshëm” dhe i tha: “Nëse ndonjëherë do të dëshironte të kandidonte për president, unë mendoj se ajo do të ishte shumë, shumë e vështirë për t’u mposhtur”. Ajo ka marrë pjesë në aktivitete të rrëndësishme si G20, megjithëse vlerësime për të kanë qenë shumë të përziera, derisa gjithnjë është duke u përpjekur ta përmirësojë pozitën te demokratët duke i ndërruar partitë dhe duke u prezantuar si një “republikane e mirë e Trump”.
Formulimi është shumë i kuptueshëm. Ajo nuk është një republikane, që është fakt i lirë dhe i qartë. Besnikëria ndaj babait të saj – si dhe dinastisë politike të Trump. Me gatishmërinë e demokratëve për të mbledhur rreth çdo gjëje që thotë apo bën Donald Trump, duket sikur Ivanka është ajo që ka më shumë gjasa të marrë pozitën udhëheqëse.
Ajo nuk është zonja presidente që të gjithë do e donin, por sigurisht se është ajo që do ta merr pozitën udhëheqëse. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje