Mbikalimet dhe nënkalimet në Kosovë vazhdojnë të projektohen, ndërtohen dhe të mos shfrytëzohen nga qytetarët, pasi sipas ekspertëve nuk bëhet një studim i mirëfilltë para vendosjes së tyre dhe si rezultat i vendosjes në vende jo adekuate, qytetarë detyrohen t’i shmangin dhe të kalojnë rrugën edhe aty ku nuk është paraparë kalimi për ata.
E pikërisht nga shmangia dhe mos shfrytëzimi i nën dhe mbi kalimeve, këmbësorët po bëhen shkaktar i një numri të madh të aksidenteve në trafik.
Sipas Policisë së Kosovës, aksidentet e trafikut në të cilat kanë qenë të përfshirë këmbësorët, janë në numër të lartë.
Në vitin 2017 nga aksidentet e trafikut kanë mbetur 44 persona të vdekur, në vitin 2018, janë 29 të vdekur, kurse, në vitin 2019 janë 40 persona të vdekur.
Kurse sa i përket këmbësorëve të cilët kanë pësuar lëndime nga aksidentet në trafik, numri është akoma më i madh, në vitin 2017 kanë qenë 1322 raste, në vitin 2018, 1225 raste, kurse në vitin 2019, gjithsej 1093 raste të lënduar.
Sipas ekspertit të komunikacionit, Visar Baxhuku arsyeja që këmbësoret nuk i shfrytëzojnë vendet adekuate për kalimin e rrugës është për shkak të mos planifikimit të duhur të vendosjes së nën dhe mbi kalimeve.
Baxhuka theksoi se masat represive nuk funksionojnë, detyrimi i kalimit nga policia nuk jep rezultat, por që sipas tij, paraprakisht para vendosjes së këtyre vendeve është dashur të bëhet analiza e duhur, në mënyrë që siç tha ai të mos vije puna deri këtu ku jemi sot, ku nën dhe mbi kalimet kanë mbetur të pa shfrytëzueshme.
“Masat represive nuk funksionojnë, vendosja e pengesave detyrimi i kalimit nuk jep rezultat. Para se të ndërtohen ata duhet të shikohet arsyeshmëria ndaj ndërtimit, zonat që lidhin pastaj edhe pjesën e asaj se a është i nevojshëm në një masë të tillë, kur studiohen këto arrihet në një përfundim dhe i vendosët një atraksion, nuk ka ma vendkalime, nënkalime apo mbikalime të destinuara vetëm për mbikalim ose nënkalim, duhet t’i vendoset edhe elementi i atraksionit që njerëzit të jenë të tërhequr për me realizu kalimin në atë zonë në mënyrë të sigurt në aspektin e sigurisë publike, për shkak se shumë nënkalime që janë të ndërtuara në Kosovë, sidomos jashtë zonave të banuara te rrugët e karakterit më të lartëjanë të pa shfrytëzueshme dhe kur pyesim banoret për rreth pse nuk shfrytëzohen e përmendin aspektin e sigurisë”, u shpreh Baxhuku.
Sipas Baxhukut, mos shfrytëzimi i vendeve adekuate për kalimin e rrugës nga këmbësorët, po e rrit numrin e aksidenteve në trafik, e që prej 10 0 të vdekurve 25 përqind janë këmbësorë.
“Detyrimisht pamundësia me bo diferencimin ndarjen e qarkullimit, kalimit të rrugës së këmbësorëve pa pengesa me automjete dhe anasjelltas e rrit shkallën e ekspozimit dhe mundësin e aksidenteve, kjo është vërejtur vetëm në statistikat e fundit ku prej 100 të vdekurve diku 24-25 llogaritën që janë këmbësorë, masa e vdekshmërisë në aksidente prekës apo përfshirë në aksident është 25 përqind te këmbësorët”, u shpreh Baxhuku.
Të njëjtin mendim kanë edhe qytetarët, të cilët thonë se i shmangin nënkalimet dhe mbikalimet, për shkak të vendosjes në vendet e gabuara, rrezikshmërisë dhe papastërtisë.
Qytetari Qemajl Ahmeti, thotë se para vendosjes së nën apo mbikalimeve duhet të testohet se sa ka qarkullim të qytetarëve në atë zonë. Sipas tij, vendkalimet në Kosovë janë vendosur pa e bërë analizën e duhur të vendit dhe se për këtë arsye shmangen nga këmbësoret dhe kanë mbetur material i shpenzuar kot.
“Janë të vendosura në vend të keq, së pari duhet me u testu qarkullimi i njerëzve e pastaj duhet me u bo vendkalimi, disa vend kalime në Kosovë janë vendosur vetëm sa për, unë i njoh i di shumë vende, në pjesën e Gjilanit janë 2 kurrë nuk përdoren, mbi kalimi këtu te shkolla e mjekisë është kot shpenzim i pa nevojshëm në emër të sigurimit është bërë por fatkeqësisht e keni pa asnjë nxënës nuk hip aty ose duhet me i mbyllë rruga që me i detyru ose duhet me i hekë, ajo realisht sot për sot është material shpenzues që ka mbet aty”, u shpreh Ahmeti.
Edhe qytetari Daut Morina ndan të njëjtin mendim. Ai i tregoi KP se nënkalimet që i bie t’i frekuentojë kanë shumë papastërti dhe në mbrëmje nuk ka ndriçim. Kurse për mbikalimet, ai theksoi se janë vendosur shumë lartë dhe se përmbajnë rrezikshmëri për këmbësorët.
“Sepse nuk janë të montuara në vendet e duhura…Unë në 2-3 vende që kaloj për shembull në nënkalim është papastër dhe nuk ka drita, mbikalimet janë të nalta dhe nuk janë adekuate të kalohen realisht, nuk janë të punuara as njëra, as tjetra me vend”, tha Morina.
E Zef Morina thotë se nën dhe mbikalimet i shmang për shkak të papastërtisë dhe mënyrës siç thotë ai që janë ndërtuar. Sipas tij, materiali me të cilin janë punuar nuk është i sigurt për kalimin e qytetarëve.
“Përndryshe mbikalimet dhe nën kalimet nuk po mirëmbahen si duhet, sidomos mbi kalimet të cilat janë të punuara pikat kryesore, sistemi konsultiv dhe forma e ndërtimit nuk është si duhet ndërsa nën kalimet nuk kanë mirëmbajtje dhe frika e qytetarëve është pikërisht për këtë arsye”, u shpreh Morina.
Se nënkalimet dhe mbikalimet janë vendosur në vende të gabuara nuk mendon edhe Habib Qorri, nga sektori për shërbime publike në Komunën e Prishtinës, i cili deklaroi për KosovaPress, se para vendosjes së këtyre të fundit është bërë një analizë dhe pastaj janë vendosur. Ai thotë se janë vendosur në vendet më adekuate të mundshme dhe se sipas tij, të gjitha nënkalimet lidhin lagjet dhe pjesët ku qytetarët i frekuentojnë më shumë.
“Në asnjë mënyrë nuk pajtohem me atë që janë në vendin jo adekuat, për shkak se dy nënkalimet janë pasi të lirohet prej rrethit dhe nënkalimi që është apo tuneli t’i them më qartë që shkon në drejtim të Veterrnikut dhe anasjelltas dhe në përfundimin e këtij segmenti janë të ndërtuara dy nën kalime të cilat e lidhin lagjen e Kalabrisë me pjesën tjetër të qytetit dhe nëse e marrim në atë aspektin e shtrirjes të dy nënkalimet, kjo që është te Termokosi që e lidh atë pjesën e Kalabrisë me Dardaninë dhe po ashtu tjetri nënkalim që e lidh QKUK me pjesën tjetër, qoftë lagjen e spitalit apo edhe kalimin te rrethi i flamurit dhe orientimet tjera për qytet, që njëherësh kjo pikë është që i lidh linjat e autobusëve të cilat munden me i marrë qytetarët varësisht prej destinacioneve se ku kanë me shku, kurse sa i përket asaj se sa shfrytëzohen është në të mirën e qytetarëve për arsye se nënkalimet deri te hyrja dhe dalja janë të ndërtuar trotuare të sigurta janë mbrojtëset nga metali të cilat nuk mundet drejtpërdrejt me u përplas automjeti te këmbësori dhe kalimi mundët me u bë shumë i sigurt për të gjithë këmbësoret që i shfrytëzojnë këto dy nënkalime”, deklaroi Qorri.
Sa i përket shmangies së këtyre vendeve që janë paraparë për kalim të qytetarëve, Qorri tha se është zgjedhje e qytetarëve nëse dëshirojnë t’i shfrytëzojnë ose të vendosin jetën në rrezik nga shmangia e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProfili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A