LAJMI I FUNDIT:

Si ta shpëtoni veten nga dikush që flet shumë

Si ta shpëtoni veten nga dikush që flet shumë

Një histori “argëtuese” për gjyshen, macen apo thjesht për ecjen e tyre deri në punë  – disa njerëz thjesht kanë nevojë t’i shprehin mendimet dhe nuk mund të ndalen.

Normalisht se është e rëndësishme të silleni mirë dhe të mos i pengoni njerëzit, por nëse vazhdimisht jeni pranë një personi të tillë, me siguri se keni filluar të nevrikoseni, transmeton Telegrafi.

Prandaj, gjëja më e rëndësishme këtu është të mësoni të “luftoni” për veten dhe të dini se si të largoheni nga këta njerëz.


1: Dëgjoni

Hapi i parë është të dëgjoni me durim. Është e rëndësishme ta kuptoni se çfarë po përpiqet t’ju thotë personi.

Ndoshta ka një mendim të rëndësishëm që është duke provuar ta shpreh ose ndonjë ndjenjë që po dëshiron ta shfaq.

Ose thjesht dëshiron që të admirohet.

Nëse është diçka shumë e rëndësishme, fjalimi nuk duhet të jetë i gjatë.

2: Pyeteni shpesh se cila është pika kryesore

Mund të ndodh se personi thjesht devijon nga tema, duke folur më shumë për gjëra dhe detaje jo relevante.

Në këtë rast, është mirë t’ia rikujtoni se cila është pika kryesore e bisedës.

3: Pyeteni se a mund të ndërhyni

Nëse pas të gjitha përpjekjeve për ta përfunduar bisedën personi nuk ndalet, atëherë është mirë të veproni pak më ndryshe.

Duhet ta pyetni personin me vetëbesim, por edhe në mënyrë të sjellshme, se a është në rregull nëse e pengoni.

Ka shanse që personi e kupton se biseda është zgjatur shumë dhe ju lejon ta përfundoni mendimin tuaj.

4: Bëjeni të njëjtën gjë

Pasi ta keni penguar në bisedë, ju mund ta bëni të njëjtën gjë. Pra, në vend se ta ndaloni bisedën krejtësisht, ju mund të flisni për gjëra të ngjashme për veten tuaj, qenin, etj.

Kështu personi e din se si ndiheni dhe ndoshta ndalon së foluri.

5: Thoni se s’keni kohë

Ndonjëherë njerëzit thjesht nuk mund t’i lexojnë shenjat. Prandaj është mirë t’i tregoni se nuk keni kohë t’i dëgjoni.

6: Tregoni se nuk jeni të kënaqur me këtë mënyrë të bisedës

Mund të ndodh se personi thjesht nuk brengoset për asgjë dhe nuk do të ndalet së foluri.

Nëse asnjëri prej truqeve të sipërme nuk funksionon, atëherë ju mund t’i tregoni se nuk jeni të kënaqur me situatën.

Gjuha e trupit bashkë me shprehjet e bezdisshme të fytyrës do t’i tregojnë atij personi se biseda e tyre nuk është më e mirëpritur. /Telegrafi/

Burimi: Bright Side

Në trend Stil

Më shumë
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Astrologji
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Astrologji
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

A e dini se...
Shtëpia e familjes më të pasur në botë është një tronditje për të gjitha shqisat: Atë që posedojnë, askush nuk mund ta ëndërrojë

Shtëpia e familjes më të pasur në botë është një tronditje për të gjitha shqisat: Atë që posedojnë, askush nuk mund ta ëndërrojë

Dizajn dhe Arkitekturë
Tre zgjidhje elegante për një jetë më të thjeshtë

Tre zgjidhje elegante për një jetë më të thjeshtë

Lifestyle
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet

Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori