LAJMI I FUNDIT:

Zeka: Asnjëherë nuk do kisha votuar shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Zeka: Asnjëherë nuk do kisha votuar shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Ish-gazetari i luftës, tash kryetar i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka ka dhënë mendimet e tij për Gjykatën Speciale.

Zeka, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se qëllimi i administratës së UNMIK-ut pas luftës në Kosovë ishte rikthimi i Kosovës nën patronatin e Serbisë.

“Administrata e UNMIK-ut u stërmbushur shqiptarë që kishin qenë ish-shërbëtorë të Millosheviqit”.


Ai thotë se Serbia, Kina dhe Rusia ishin iniciatorë kryesorë për themelimin e Gjykatës Speciale.

“Gjykata Speciale erdhi si rezultat i një anarkie totale të cilën e ka krijuar në Kosovë klasa politike në krye me PDK-në. Kjo është rezultat që ne nuk arritëm të formojmë një Gjykatë Speciale për të dënuar krimet e luftës por lejuam UNMIK-un që të dënoj shokët tanë të luftës”.

Zeka thotë se juristët serb e kanë përpiluar draftin për Gjykatën Speciale pasi një gjë të tillë i ishte kërkuar edhe Kosovës por ne nuk e kishim bërë një dokument të tillë.

Kryetari i PEK-ut ka thënë se pavarësisht se i është ofruar një dokument për të shfuqizuar Gjykatën Speciale, ai nuk do ta votonte asnjëherë një dokument të tillë pasi thotë se “dëshiron ta sheh Hashim Thaçin prapa grilave”, tha ndër të tjera Milaim Zeka./Telegrafi/