Supë me perime të gjelbra sipas recetës së kuzhinierit të famshëm: Vetëm tre përbërës, shije magjepsëse!
Vetëm me ujë nga zierja dhe ajkë me yndyrë qumështi, supa juaj do të ketë të njëjtën shije sikur kjo të cilën e përgatit kuzhinieri i famshëm
Kuzhinieri i famshëm Gordon Ramsay kënaqet kur përgatit supën fantastike nga brokoli me vetëm tre përbërës, duke mos llogaritur erëzat – kripën e piperin, transmeton Telegrafi.
Sekreti i shijes dhe i ngjyrës qëndron në procedurën e përgatitjes.
Është me rëndësi që të mbani në mend që uji nga zierja kurrë nuk bën të hidhet poshtë, as në rastin e makaronave, por as të brokolit.
Përbërësit:
– 2 kg brokoli;
– 1,5 l ujë;
– 120 ml ajkë (me përqindje të lartë yndyrë qumështi);
– 4 lugë të vogla kripë;
– piper.
Përgatitja:
• Përdorni vetëm lulet e brokolit. Pasi pjesën tjetër eliminoni, duhet të mbeten përafërsisht 800 gramë.
• Nxehni ujin dhe ajkën, qitni kripë dhe zieni lulet e brokolit përafërsisht 10 minuta.
• Kulloni, por ruani ujin nga zierja.
• Qitni lulet në tigan dhe mbani në zjarr dy-tre minuta derisa të thahen.
• Përzieni në blender, me garuzhdë qitni ujin nga zierja.
• Përzieni purenë e përftuar edhe me pak ujë nga zierja, kulloni dhe prisni të ftohet.
• Para shërbimit nxeheni derisa të vlojë, qitni tri të katërtat e ujit të mbetur nga zierja, pastaj përzieni edhe ajkën.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMakarona me djathë të zier në qumësht: Pastë më të shijshme dhe me krem vështirë se keni ngrënë ndonjëherë!
Bukë misri pa maja dhe gluten
Sallatë proteinash: Racioni i preferuar i Rihannës nuk kushton shumë, ndërkaq është shumë i ushqyeshëm
Pite me speca
Kuskus vegjetarian
Sallatë greke me sardele
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'