LAJMI I FUNDIT:

Aktori Can Yaman flet për origjinën dhe ushqimet e preferuara shqiptare

Aktori Can Yaman flet për origjinën dhe ushqimet e preferuara shqiptare
Can Yaman (Foto: Instagram/canyaman)

Can Yaman konsiderohet të jetë njëri prej aktorëve më të pëlqyer në Turqi, i cili për publikun shqiptar është bërë i famshëm në saje të disa projekteve që ka luajtur.

Megjithatë, famën më të madhe e ka arritur me serialin “Erkenc Kus” apo (Zogu i hershëm), teksa luan përkrah aktores Demet Ozdemir.

Së fundmi, Yaman ka dhënë një intervistë për emisionin “Qejfi më i madh se Stambolli” me Linda Imamin, ku flet për origjinën e tij shqiptare e po ashtu edhe për ushqimet tradicionale.

“Nga ana e babait jam me prejardhje shqiptare nga Prishtina. Gjyshi im është rritur në Prishtinë, gjyshja ime në Shkup. Në vitin 1959 kemi ardhur në Stamboll. Të afërmit nga babai flasin shqip. Kushërinjtë e largët, ngaqë nuk jam takuar me ata nuk i njoh. Të afërmit si dajat e babait tim, vëllezërit e gjyshes. Ata flasin gjithmonë shqip. Edhe gjyshi dhe gjyshja ime dinë shqip. Madje, ka raste që flasin shqip. Por unë jam rritur më shumë nga ana e mamasë”, ka thënë Yaman.

Të gjitha lajmet nga Can Yaman
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Can Yaman

Më tutje, ai ka folur edhe për ushqimet e preferuara shqiptare.

“Ka lidhje me çfarë rritesh dhe shijen e asaj vazhdon ta shijosh edhe më vonë. Unë ushqimet e gjyshes nuk i ndërroj me asgjë. Ajo bën një byrek të tillë që zgjat 3 orë. I hap vetë petat. Bën byrek me presh. E bën aq të mirë sa të lëpish gishtat. Bën pogaçe me kos, hudhëra, salsa, mishin e bën copa copa. Janë ushqime të veçanta nuk i provojnë të gjithë”, tha Can. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/B0V0QjXBlJk/

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi flet për 30 mijë eurot që ia kishte premtuar Xhulit në BBVK: Mbaroi duke lypur e askush nuk po i jep një çmim të parë

Stresi flet për 30 mijë eurot që ia kishte premtuar Xhulit në BBVK: Mbaroi duke lypur e askush nuk po i jep një çmim të parë

Magazina
I kërkoi Xhensilës të hiqte dorë nga pasuria, zbulohet manovra e Bes Kallakut në moment të fundit - çifti përfundoi në dyert e gjykatës me dy padi

I kërkoi Xhensilës të hiqte dorë nga pasuria, zbulohet manovra e Bes Kallakut në moment të fundit - çifti përfundoi në dyert e gjykatës me dy padi

Magazina
Mozzik dhe Lotina Haziri pozojnë me unaza në gishtërinjtë e tyre - lindin dyshimet se mund të jenë fejuar

Mozzik dhe Lotina Haziri pozojnë me unaza në gishtërinjtë e tyre - lindin dyshimet se mund të jenë fejuar

Magazina
“Nuk e kisha përjetuar asnjëherë”, Sara Hoxha flet për raportin me Ledri Vulën: Shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin

“Nuk e kisha përjetuar asnjëherë”, Sara Hoxha flet për raportin me Ledri Vulën: Shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin

Magazina
Teuta Selimi në zi, njofton se babai i saj është ndarë nga jeta

Teuta Selimi në zi, njofton se babai i saj është ndarë nga jeta

Magazina
Arbana Osmani flet për herë të parë për Ledion Liçon dhe raportet me stafin e BBVA

Arbana Osmani flet për herë të parë për Ledion Liçon dhe raportet me stafin e BBVA

Magazina
Kalo në kategori