LAJMI I FUNDIT:

U raportua për ndërhyrje në tenderë, reagon zv.ministri Rexhep Kadriu

U raportua për ndërhyrje në tenderë, reagon zv.ministri Rexhep Kadriu

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka reaguar ndaj raportimeve të fundit se ai është përfshirë në disa afera të tenderëve.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai i ka quajtur shpifje dhe një fushatë kundër tij.

“Kjo është veçse një fushatë e pa faktuar, tendencioze, me qëllimin final shkatërrimin e integritetit tim personal dhe të familjes time, para së cilës ne nuk do të lëkundemi”, ka shkruar Kadriu.


Ai ka siguruar qytetarët se është duke punuar për të mirën e vendit dhe nuk është duke bërë asgjë që është kundër ligjeve të Kosovës.

Ndërkaq, është raportuar se Kadriu, ka angazhuar një kompani për kryerjen e elaboranteve socio-ekonomike, ndërsa kërkohej nga zyrtari i kësaj ministri që ta shpallte konkursin formalisht. Kompania që zgjodhi zv/ministri do ta kryente këtë punë.

Ardian Begaj është ankuar për presion nga Kadriu. Ka refuzuar kryerjen e punëve me direktivat e tij dhe më pas është shkarkuar.

Postimi i plotë:

Sqarim për opinionin publik lidhur me pretendimet e fundit kundër emrit tim

Që nga fillimet e mia politike, si në nivelin lokal, poashtu edhe në atë qendror, kam shërbyer me qëllimin më të mirë për vendin dhe gjithmonë në suaza të ligjit, asnjëherë e në asnjë kohë ndryshe.

I garantoj qytetarët e mi, se jo vetëm në rastin e apostrofuar por në asnjë rast tjetër, nuk kam rënë ndesh me ligjin, por vetëm i kam kryer detyrat e mia konform autorizimeve që i japin të njëjtat.

Lidhur me shpifjet e ditëve të fundit nga persona të ditur për opinionin, i’u bëj thirrje organeve kompetente që ta sqarojnë rastin deri në fund. Njëkohësisht e vë vetën në dispozicion, në çdo kohë për sqarimin e rastit në fjalë dhe për secilin rast tjetër prej kohës që jam në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit.

Puna e madhe e Qeverisë Haradinaj në përgjithësi dhe sukseset e dëshmuara të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit në veçanti, nuk u pëlqejnë të gjithëve, prandaj ne jemi të përgatitur për këto sfida.
I siguroj miqtë e mi, se unë, Rexhep Kadriu, jam po i njëjti, aktiv dhe i vëmendshëm në punë, në dobi të qytetarëve të Kosovës. Në asnjë rast dhe asnjë rrethanë nuk kam lejuar veten që të ndërhyj në punët e të tjerëve e aq më pak në administratë.

Kjo është veçse një fushatë e pa faktuar, tendencioze, me qëllimin final shkatërrimin e integritetit tim personal dhe të familjes time, para së cilës ne nuk do të lëkundemi.

Ju garantoj se përfundimi i gjithë kësaj maskarade do të na nxjerrë faqëbardhë dhe të fituar../

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori